Aktualitet

E ngarkuara me Punë e SHBA-së zhvillon takim me Kryepeshkopin Joan Pelushi, ja çfarë u diskutua mes tyre

VanHorn i ka përcjellë Kryepeshkopit urimet për rolin e ri si udhëheqës i Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë.

2 Prill 2025, 17:32 Nga r.ll
E ngarkuara me Punë e SHBA-së  zhvillon takim me Kryepeshkopin Joan
vanhorn, kryepeshkopi

TIRANË- E ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar sot një takim me Kryepeshkopin e sapofronëzuar të Shqipërisë, Joan Pelushin.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikan në Tiranë, e cila ka ndarë dhe pamje nga takime thuhet se VanHorn i ka përcjellë Kryepeshkopit urimet për rolin e ri si udhëheqës i Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë.

Më tej thuhet gjithashtu se është diskutuar mbi rolin jetik të komuniteteve fetare dhe rëndësinë e vazhdimit të historisë së pasur të harmonisë ndërfetare në Shqipëri.

"E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Kryepeshkopin e sapo fronëzuar të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, për t’i përcjellë urimet për rolin e ri si udhëheqës i Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë. Ata diskutuan mbi rolin jetik të komuniteteve fetare dhe rëndësinë e vazhdimit të historisë së pasur të harmonisë ndërfetare në Shqipëri.", thuhet në njoftimin e ambasadës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

nancy vanhorn joan pelushi

Sondazh

Poll