Aktualitet

Bashkia Tiranë e hoqi nga puna, qytetari fiton gjyqin: Do të marrë 13 milionë lekë dëmshpërblim

Ai u hoq nga puna me pretekstin e shkeljes së rregullave, por, sipas Organizatës “Drejtësi Sociale”, të gjithë kolegët e tij të mazhorancës vijuan punën, duke treguar qartë se ky është një diskriminim nga ana e institucionit.

2 Prill 2025, 14:08 Nga M.B
Bashkia Tiranë e hoqi nga puna, qytetari fiton gjyqin: Do të
Qytetari

TIRANA- Qytetari Ali Ruçit, punonjës në sektorin e pastrimit të zgarave në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, pranë Bashkisë Tiranë, pas më shumë se tre vitesh ecejakesh në proceset gjyqësore ka njoftuar se ka fituar procesin përballë Bashkisë. 

Ai u hoq nga puna me pretekstin e shkeljes së rregullave, por, sipas Organizatës “Drejtësi Sociale”, të gjithë kolegët e tij të mazhorancës vijuan punën, duke treguar qartë se ky është një diskriminim nga ana e institucionit. Organizata bën me dije se fillimisht e dërguan rastin te Komisioneri për Diskriminim, ku u konstatua se kishin të bënin me diskriminim për shkak të etnisë e më pas e dërguan rastin në Gjykatën Administrative.

"Sot, Gjykata Administrative pranoi kërkesën tonë dhe e detyroi Bashkinë Tiranë të dëmshpërblejë me 13 milionë lekë të vjetra qytetarin Ali Ruçi”, njofton përfaqësuesi i "Drejtësi Sociale".

Postimi:

BASHKIA TIRANË HUMB GJYQIN: DETYROHET TË DËMSHPËRBLEJË QYTETARIN ME 13 MILIONË LEKË TË VJETRA PËR DISKRIMINIM!

Prej më shumë se 3 vitesh, kemi ndjekur rastin e Ali Ruçit, punonjës në sektorin e pastrimit të zgarave në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, pranë Bashkisë Tiranë.

Ai u hoq nga puna me pretekstin e shkeljes së rregullave, por të gjithë kolegët e tij të mazhorancës vijuan punën, duke treguar qartë se ky është një diskriminim nga ana e institucionit.

Fillimisht e dërguam rastin te Komisioneri për Diskriminim, ku me të drejtë u konstatua se kemi të bëjmë me diskriminim për shkak të etnisë. Më pas, ne rastin e dërguam në Gjykatën Administrative.

Sot, Gjykata Administrative pranoi kërkesën tonë dhe edetyroi Bashkinë Tiranë të dëmshpërblejë me 13 milionë lekë të vjetra qytetarin Ali Ruçi.

bashkia tirane

Sondazh

Poll