2 Prill 2025, 15:46
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka publikuar raportin vjetor të punës së këtij institucioni për vitin 2024. Në raport SPAK ka bërë një përmbledhje të punës në lidhje me trafikun e drogës në vendin tonë por edhe të bandave shqiptare nëpër botë. Sipas raportit bandat shqiptare të trafikut të drogës janë aktive kryesisht në Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani, si dhe në vende të tjera si Norvegjia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar (MB).
Kokaina kryesisht porositet në sasi të konsiderueshme në Bolivi, Meksikë, Peru, Ekuador, dhe Paraguai. Gjithashtu bandat kriminale shqiptare janë të përfshira në kontrabandën e qenieve njerëzore dhe krimin kibernetikë, të cilat janë pjesë e tregjeve ndërkombëtare të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më tej SPAK bën me dije se në vendin tonë ka identifikuar 16 grupe kriminale në vend me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Këto grupe janë aktive në qarqet e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Elbasanit dhe Vlorës.
Pjesë nga raporti i SPAK:
Trafiku i Drogës
Grupet kriminale shqiptare vijojnë të jenë aktive dhe kryesisht në trafikun e kokainës dhe të kanabisit. Këto grupe janë aktive në disa shtetet të Bashkimit Evropian (BE), kryesisht në Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani, si dhe në vende të tjera si Norvegjia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar (MB). Këto gjetje përputhen edhe me gjetjet raporti të vitit 2024 i Europol. Siç kemi theksuar edhe në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023, grupet kriminale shqiptare kanë arritur tashmë të sigurojnë blerjen e kokainës në vendet e prodhimit të tyre në Amerikën Latine.
Kokaina kryesisht porositet në sasi të konsiderueshme në Bolivi, Meksikë, Peru, Ekuador, dhe Paraguai. Shtetas shqiptarë, anëtarë të grupeve kriminale shqiptare, me banim në Brazil, Paraguai, Ekuador dhe Surinam, në disa raste në role drejtuese të grupit kriminal ose në disa raste në role dytësore (kryesisht koordinuese) ndjekin të gjithë procesin e transferimit të ngarkesës nga vendi i origjinës deri në destinacion.
Këto dërgesa kalojnë në BE dhe Ballkanin Perëndimor kryesisht nëpër porteve hyrëse të Gioia Tauro (Itali), Roterdam (Holandë), Antëerp (Belgjikë), Algeciras (Spanjë), Pire (Greqi), si dhe nëpërmjet porteve të Durrësit (Shqipëri) dhe Tivarit (Mal i Zi). Shumë prej eksponentëve kryesorë të këtyre grupeve janë vendosur në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Megjithëse në një shkallë më të ulët, grupet kriminale shqiptare janë gjithashtu të përfshira në kontrabandën e qenieve njerëzore dhe krimin kibernetikë, të cilat janë pjesë e tregjeve ndërkombëtare të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Grupet Kriminale me rrezikshmëri të lartë
Sipas vlerësimit të brendshëm të SPAK, janë identifikuar rreth 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilat janë të mbështetur në lidhje familjare dhe miqësore dhe janë të përfshirë edhe në tregjet ndërkombëtare kriminale, kryesisht në trafikun e kokainës. Këto grupe janë aktive në qarqet e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Elbasanit dhe Vlorës.
SPAK ka arritur të provojë me sukses 10 prej këtyre grupeve kriminale me aktivitete kriminale në disa qytete të vendit si Tiranë (3); Durrës (2); Elbasan (2); Shkodër (1), Lezhë (1) dhe Kukës (1). Nga veçoritë dalluese të këtyre grupeve kriminale është struktura e tyre hierarkike, ndarja e roleve, përfshirja në anëtarësinë e tyre të përfaqësuesve të gjyqësorit, prokurorisë, policisë së shtetit, medias dhe botës akademike. Disa tipare të tjera të veçorive të këtyre grupeve janë përdorimi i komunikimeve të koduara si ECC dhe pastrimi i parave nëpërmjet kriptovalutave.
Komunikimi i koduar “ ECC”
Administrimi i të dhënave nga ECC, i kombinuar edhe me prova të tjera, ka mundësuar identifikimin e të paktën 9 prej këtyre grupeve kriminale. Analiza e thelluar e komunikimeve të dekriptuara, mundëson jo vetëm identifikimin e aktivitete kriminale dhe të modus operandi, por edhe për të kuptuar më mirë mënyrat e veprimit, lidhjet me grupet e tjera kriminale brenda dhe jashtë vendit dhe për të analizuar mënyrën e lëvizjes së drogës dhe format e qarkullimit të parave.
Ky proces është realizuar nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me Europol dhe agjenci të tjera ligj zbatuese të cilat kanë ofruar të dhënat e dekriptuara, duke siguruar përputhshmëri me standardet ligjore për provueshmërinë e provave në gjykatë. Edhe jurisprudenca shqiptare ka mbajtur të njëjtin qëndrim në lidhje me vlefshmërinë e këtyre provave sikurse ato të gjykatave të larta të shteteve anëtare të BE-së.
spak drog bandat shqiptare
Aktualitet
2 Prill 2025, 15:44
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet parlamentare t&eu...
Aktualitet
2 Prill 2025, 15:12
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka publikuar raportin vjetor të punës së këtij institucioni për vitin 202...
Aktualitet
2 Prill 2025, 15:09
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, bëri të ditur të mërkur&...
Aktualitet
2 Prill 2025, 14:53
M.B
Viktima dhe autori
ITALIA- 23-vjeçari filipinez Mark Samson ka rrëfyer vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Ita...
Aktualitet
2 Prill 2025, 14:08
M.B
Qytetari
TIRANA- Qytetari Ali Ruçit, punonjës në sektorin e pastrimit të zgarave në Drejtorinë e Përgjithshme të ...
Aktualitet
2 Prill 2025, 14:10
E. D
Alda dhe Xhovana Nikolli
TIRANË- Detaje të reja janë lidhur me aksionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit d...
Aktualitet
2 Prill 2025, 13:59
E. D
Ilaria Sula
ITALI- Gëzime Sula e ëma e Ilaria Sulës, e cila u gjet sot e vrarë në itali ka dhënë detaje p&eu...
Aktualitet
2 Prill 2025, 13:44
E. D
foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane disa ditë më parë çmontuan dy grupe kriminale në Itali, të cilët ishin p&e...
Aktualitet
2 Prill 2025, 13:40
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
FUSHË-KRUJË- Një grup kriminal i dyshuar për disa vjedhje është goditur nga policia në Fu...
Aktualitet
2 Prill 2025, 13:30
M.B
Mark Samson
ITALIA- Pesoni në foton e mësipërme është Mark Samson ish-i dashuri i 22-vjeçares së vrarë ...