Aktualitet

"Nuk pranoi ndarjen!" Ish-i dashuri rrëfen vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali: Trupin e futa në makinë, telefonin ia hodha në një pusetë

E reja u zhduk më 25 mars, por trupi i pajetë i saj u gjet në një valixhe ditën e sotme. 

2 Prill 2025, 14:53 Nga M.B
"Nuk pranoi ndarjen!" Ish-i dashuri rrëfen vrasjen e
Viktima dhe autori

ITALIA- 23-vjeçari filipinez Mark Samson ka rrëfyer vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Itali. Samson ka rrëfyer se e ka vrarë shqiptaren në banesën e tij, më pas e mbylli në një valixhe për t'i fshehur trupin. Prokuroria sqaroi se trupi nuk ishte prerë në copa dhe se Samsoni ndihmoi hetuesit të gjenin valixhen. 

Celularin ia hodhi në një pusetë, ndërsa trupin e ngarkoi në makinë dhe e hodhi në humnerë. Sipas mediave italiane, motivi është se Samson nuk e pranoi dot fundin e marrëdhënies së tyre. 

“E hodha telefonin e saj në një pusetë në Romë, trupin e ngarkova në makinën time dhe e çova në Poli", ka rrëfyer ai.

ilaria sula

Sondazh

Poll