2 Prill 2025, 16:37
Nga r.ll
gjkko
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Kreshnik Budllës (Farrukut) për revokimin e masës së sigurisë "arrest në burg" të caktuar ndaj tij. Në njoftimin e GJKKO bëhet me dije se heqja e masës së sigurisë vjen pas verifikimit që rezultoi se kodi pin i komunikimeve në SKY ECC, nuk i përkiste atij, por të vëllait Roland Farruku.
"Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Kreshnik Budlla (Farruku), nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.", thuhet ndër të tjera në vendimin e GJKKO.
NJOFTIM PËR MEDIAT
Kërkuesi Kreshnik Budlla (Farruku) me datë 01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Konstatimin e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së proçesverbalit të identifikimit të SKY ECC PIN ****, mbajtur nga oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit B.H, ku identifikon në mënyrë të gabuar si posedues dhe përdorues shtetasin Kreshnik Budlla (Farruku), në vend të poseduesit dhe përdoruesit real shtetasin R.F (vëllai i Kreshnik Budlla Farruku).
2. Revokimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për shtetasin Kreshnik Budlla (Farruku), vendosur nëpërmjet vendimit Nr.1 Akti, datë 11.01.2025, vazhduar me vendimin e datës 13.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
3. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe 260/1 e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 76, datë 04.2025, vendosi:
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Kreshnik Budlla (Farruku).
Revokimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Kreshnik Budlla (Farruku), me vendimin Nr. 1, datë 11.01.2025, të Gjykatës së së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar dhe lënë në fuqi me vendimin 4, datë 13.01.2025, të Gjykatës së së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Kreshnik Budlla (Farruku), nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brënda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Klani Farruku, i përbërë kryesisht nga shqiptarë, njihet nga policia që prej vitit 2008 për lidhjet e tij me grabitje banesash, trafik kokaine dhe krime të ndryshme. Kreshnik Budlla (Farrukur), drejtuesi i klanit, u arrestua në vitin 2019 në Madrid për shkak se kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Italia që nga viti 2018, megjithëse policia spanjolle e kishte hetuar për lidhjen e tij të mundshme me një grup bashkatdhetarësh që në vitin 2007 sulmuan shtëpinë e biznesmenit José Luis.
Në Malaga, operacioni është përhapur në pjesë të ndryshme të provincës, megjithëse numri i të arrestuarve në zonë nuk dihet për momentin. Garda Civile ka bërë me dije se operacioni kundër klanit Farruku në Costa del Sol synon të çmontojë një rrjet të rëndësishëm të trafikut të drogës që operon në këtë zonë.
kreshnik farruku roland farruku gjkko
Aktualitet
2 Prill 2025, 16:05
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- SPAK në raportin vjetor të 2024 ka renditur 10 problematika të cilat ka hasur gjatë punës së saj...
Aktualitet
2 Prill 2025, 16:01
r.ll
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka publikuar raportin e punës së bërë përgjatë vitit 2024. Në raportin e ...
Aktualitet
2 Prill 2025, 15:46
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka publikuar raportin vjetor të punës së këtij institucioni për viti...
Aktualitet
2 Prill 2025, 15:44
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet parlamentare t&eu...
Aktualitet
2 Prill 2025, 15:12
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka publikuar raportin vjetor të punës së këtij institucioni për vitin 202...
Aktualitet
2 Prill 2025, 15:09
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, bëri të ditur të mërkur&...
Aktualitet
2 Prill 2025, 14:53
M.B
Viktima dhe autori
ITALIA- 23-vjeçari filipinez Mark Samson ka rrëfyer vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Ita...
Aktualitet
2 Prill 2025, 14:08
M.B
Qytetari
TIRANA- Qytetari Ali Ruçit, punonjës në sektorin e pastrimit të zgarave në Drejtorinë e Përgjithshme të ...
Aktualitet
2 Prill 2025, 14:10
E. D
Alda dhe Xhovana Nikolli
TIRANË- Detaje të reja janë lidhur me aksionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit d...
Aktualitet
2 Prill 2025, 13:59
E. D
Ilaria Sula
ITALI- Gëzime Sula e ëma e Ilaria Sulës, e cila u gjet sot e vrarë në itali ka dhënë detaje p&eu...