Aktualitet

Raporti vjetor 2024/ SPAK: Vlera e pasurive të sekuestruara arrin në 2.8 mld lekë! U konfiskuan pasuri me vlerë 938 mln lekë, 45% e tyre iu përkasin zyrtarëve të lartë

Bëhet me dije se rreth 30 milionë euro, ose rreth 45,8% të vlerës totale të pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara përgjatë këtij viti, e zënë pasuritë që ju përkasin zyrtarëve të lartë.

2 Prill 2025, 16:01 Nga r.ll
Raporti vjetor 2024/ SPAK: Vlera e pasurive të sekuestruara arrin në
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka publikuar raportin e punës së bërë përgjatë vitit 2024. Në raportin e depozituar tashmë në Kuvendin e Shqipërisë, thuhet se vlera e pasurive të sekuestruara ka shënuar një rritje të ndjeshme në vitin 2024, prej rreth 47%, konkretisht në vlerën rreth 2.8 miliardë lekë. 

Më tej thuhet se vlera e pasurive të konfiskuara gjatë vitit 2024, është në vlerën rreth 938 milion lekë nga 440 milion lekë që ishte në vitin 2023. Ndërkohë bëhet me dije se rreth 30 milionë euro, ose rreth 45,8% të vlerës totale të pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara përgjatë këtij viti, e zënë pasuritë që ju përkasin zyrtarëve të lartë.

“Vlera e pasurive të sekuestruara ka shënuar një rritje të ndjeshme në vitin 2024, prej rreth 47%, konkretisht nga 1.9 miliardë lekë në vitin 2023, në vlerën rreth 2.8 miliardë lekë në vitin 2024. Për sa i përket pasurive të konfiskuara gjatë vitit 2024, edhe pse evidentohet rënie e numrit të pasurive të konfiskuara, nga ana tjetër evidentohet një rritje e ndjeshme e vlerës në lekë/euro të pasurive të konfiskuara krahasimisht me vitin 2023.

Konkretisht vlera e pasurive të konfiskuara gjatë vitit 2024, është në vlerën rreth 938 milion lekë nga 440 milion lekë që ishte në vitin 2023, dhe 27 milion euro nga rreth 18 milion euro që ishte në vitin 2023. Sa i përket vlerave të pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme gjatë viti 2024, rezulton se rreth 30 milionë euro, ose rreth 45,8% të vlerës totale të pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara përgjatë këtij viti, e zënë pasuritë që ju përkasin zyrtarëve të lartë.”- thuhet në raportin e SPAK.

Raporti vjetor 2024/ SPAK: Vlera e pasurive të sekuestruara arrin nëRaporti vjetor 2024/ SPAK: Vlera e pasurive të sekuestruara arrin në

raporti vjetori i spak 2024

Sondazh

Poll