Aktualitet

Europol kontrolle në banesën e një 29-vjeçari shqiptar, dyshohet për pornografi me të mitur, sekuestrohen 3 celularë dhe 1 laptop

Paisjet e sekuestruara janë dërguar për ekzaminime kompjuterike të mëtejshme.

2 Prill 2025, 16:58 Nga N.F

Europol kontrolle në banesën e një 29-vjeçari shqiptar,

TIRANË- Europol në bashkëpunim me policinë tonë ka zhvilluar kontrolle në banesën e një 29-vjeçari shqiptarë në Tiranë. Ky operacion është regjistruar për të luftuar rastet e shfrytëzimit seksual të të miturve, në internet. 

Pasi u identifikua i riu shqiptar me inicialet M. Z. u kryen kontrolle në banesën e tij. Policia bën me dije se janë sekuestruar 3 celularë dhe 1 laptop. Paisjet e sekuestruara janë dërguar për ekzaminime kompjuterike të mëtejshme. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, në vendin tonë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit, pjesë e operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Stream”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve, në internet. Në operacion morën pjesë agjencitë ligjzbatuese të 35 shteteve, përfshirë Policinë e Shtetit.

Operacioni ndërkombëtar “Stream” u drejtua nga Policia Kriminale Shtetërore e Bavarisë dhe nga Zyra Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), dhe u mbështet nga EUROPOL.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore të Gjermanisë dhe EUROPOL, se dhe një shtetas shqiptar ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale, i ka referuar materialet procedurale Prokurorisë së Tiranës, e cila ka regjistruar procedim për veprën penale “Pornografia”, me të mitur.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, u mundësua identifikimi i të dyshuarit, shtetasit M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kryerjen e kontrolleve në banesën e 29-vjeçarit, ku u sekuestruan në funksion të hetimit, 3 celularë dhe 1 laptop. Paisjet e sekuestruara janë dërguar për ekzaminime kompjuterike të mëtejshme. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, në vendin tonë.

pornografi kontrolle ne banesa

Sondazh

Poll