Aktualitet

Goditjet me thikë dhe mesazhet e rreme në WhatsApp/ Nëna e shqiptares së masakruar në Itali: Kuptova që SMS-të nuk i dërgonte vajza, por i dashuri i saj

Ajo gjithashtu shprehet se pasi ka komunikuar me miqtë e të bijës ka vendosur menjëherë që denoncojë në polici. 

2 Prill 2025, 13:59 Nga E. D
Goditjet me thikë dhe mesazhet e rreme në WhatsApp/ Nëna e
Ilaria Sula

ITALI- Gëzime Sula e ëma e Ilaria Sulës, e cila u gjet sot e vrarë në itali ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike. E ëma e 22-vjeçares shprehet se e ka kuptuar që diçka nuk po shkonte mirë. Ajo gjithashtu shprehet se pasi ka komunikuar me miqtë e të bijës ka vendosur menjëherë që denoncojë në polici. 

“Menjëherë e kuptova që diçka nuk shkonte. Komunikonim me videocall dhe nuk dërgonte mesazhe. Më pas fola me miqtë e saj që jetonin me të dhe së bashku me bashkëshortin vendosëm të denoncojmë menjëherë zhdukjen e saj. Hetimet çuan menjëherë te djali me të cilin Ilaria ka pasur një lidhjenë të kaluarën, por ne dimë pak për të”, deklaroi nëna e viktimës, Gëzime Sula, e cila nxitoi për në Romë së bashku me të shoqin dhe djalin pasi mori vesh lajmin për gjetjen e trupit të 22-vjeçares.

ilaria sula

Sondazh

Poll