Sport

Skena të çmendura në Peru: një gjyqtar “karateist” godet me shkelm një anëtar të stafit, që e sulmoi me një shishe qelqi…

Një skenë surreale ka ndodhur gjatë një ndeshjeje të kupës peruane. Arbitri, i cili ishte gati të përjashtonte një lojtar, u sulmua nga një anëtar i stafit kundërshtar, por mori përgjigje duke u goditur me shkelm.

1 Prill 2025, 08:30 Nga DOSJA

Skena të çmendura në Peru: një gjyqtar

PERU - Futbolli ndonjëherë na sjell surpriza, të mira dhe të këqija. Një skenë krejtësisht e pazakontë ka ndodhur gjatë një ndeshje që po zhvillohej në kuadër të Kupës së Perusë: një gjyqtar për t’u mbrojtur goditi me shkelm një anëtar të stafit të një prej skuadrave që e sulmoi, duke shkaktuar grindje të rënda më pas.

Gjithçka filloi me një karton të kuq, të dhënë nga ai për një lojtar. Më pas një anëtar i stafit të skuadrës kundërshtare hyri në fushë dhe e kërcënoi gjyqtarin duke tentua ta godiste me një shishe. Gjyqtari u mbrojt duke i dhënë një goditje shumë brutale.

Pamjet e çmendura të sherrit!

Pas kësaj, disa lojtarë u zemëruan dhe filluan sherrin mes tyre dhe arbitrit. Gjyqtari, Luis Alegre, dëshmoi se mund t'u japë përgjigjen e merituar atyre që dëshirojnë të sulmojnë fizikisht arbitrin. Këto nuk janë imazhe që duam t'i shohim në fusha futbolli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll