Sport

SKANDALI/ Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney kapet duke urinuar në mes të rrugës

Urinimi në publik në Angli mund të çojë në gjoba, apo edhe në ndjekje penale sipas rrethanave.

31 Mars 2025, 22:34 Nga DOSJA

SKANDALI/ Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney kapet duke urinuar në

ANGLI - Wayne Rooney fotografohet duke urinuar në publik, pas një nate jashtë në Londër. Ish-kapiteni i Anglisë dhe ish-sulmuesi i Manchester United u pa duke u mbështetur pas një muri dhe duke urinuar.

39-vjeçari dukej se ishte jashtë me disa miq. Ata u panë duke u larguar nga një lokal në orën 2 të mëngjesit dhe për të hyrë në një tjetër.

SKANDALI/ Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney kapet duke urinuar në

Në këtë moment Rooney ka gjetur momentin për të lehtësuar veshkat. Policia italiane i tha Daily Mail se nuk është raportuar ndonjë ankesë për sjelljen e ish-futbollistit. Kjo nuk është hera e parë e Rooneyt që urinon në publik.

SKANDALI/ Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney kapet duke urinuar në

Në vitin 2013, ai u kap me sa duket duke urinuar në një kosh në Mançester. Por milioneri, atëherë 24 vjeç, nuk u përball me ndjekje penale, pasi asnjë dëshmitar nuk u paraqit për ta raportuar atë.

Njerëzit që urinojnë në publik në Britani mund të ndiqen penalisht vetëm nëse kapen në flagrancë nga oficerët, ose nëse bëhen ankesa ndaj tyre.

SKANDALI/ Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney kapet duke urinuar në

Urinimi në publik mund të çojë në gjoba, apo edhe në ndjekje penale sipas rrethanave. Rooney është ende aktiv në botën e futbollit, pasi ai së fundmi ka ofruar ekspertizën e tij në çerekfinalen e FA Cup.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 31 Mars 2025, 15:30

Avokati akuzon: “Maradona u vra”!

ARGJENTINE - Në orët e fundit avokati Fernando Burlando ka bërë deklarata të bujshme në Argjentinë, duke deklaruar n&e...