Sport

Egnatia rigjen veten në Ballsh, me Lushkjen dhe Guindon, bën kampionen ndaj Bylisit

Bylis - Egnatia 0-2. Lushkja shënoi golin e 14-të sezonal, ndërsa Guindo gjeti golin e pare.

31 Mars 2025, 20:30 Nga DOSJA
Egnatia rigjen veten në Ballsh, me Lushkjen dhe Guindon, bën kampionen

BALLSH - Pas 3 barazimeve radhazi në kampionat, Egnatia rigjen fitoren në Superiore. Rrogozhinasit marrin një sukses të çmuar në transfertë, pasi fitojnë 2-0 në “Adush Muça” përballë Bylisit vendas, në kuadër të javës së 32-të. Sfida ka qenë e luftuar, por në fund janë miqtë ata që festojnë, të cilët edhe ishin protagonistë.

Pjesa e parë është e ekuilibruar dhe mbyllet në barazim pa gola 0-0. Egnatia kalon në avantazh, sapo nis pjesa e dytë me të zakonshmin Lushkja, që shënon golin e 14-të sezonal në kampionat. Bylisi nuk arrin të reagojë dhe në një kundërsulm është Guindo (74’), ai që shëno golin e dytë për rrogozhinasit, gol që vulos edhe fatin e kësaj ndeshjeje.

Mbyllet 2-0 për Egnatian, me skuadrën e Tetovës që ngjitet në kuotën e 58 pikëve në krye të renditjes, duke çuar në 4 pikë diferencën me Dinamon e vendit të dytë. Bylisi mbetet në kuotën e 33 pikëve, në zonën e ftohtë që të zbret një kategori më poshtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 31 Mars 2025, 15:30

Avokati akuzon: “Maradona u vra”!

ARGJENTINE - Në orët e fundit avokati Fernando Burlando ka bërë deklarata të bujshme në Argjentinë, duke deklaruar n&e...