Sport

VIDEO/ Haland frikëson Manchester Cityn, sulmuesi largohet me paterica...

“Nuk di ende asgjë, duhet të shohim”, ka qenë reagimi i parë i trajnerit Pep Guardiola pas dëmtimit të norvegjezit.

31 Mars 2025, 22:07 Nga DOSJA

VIDEO/ Haland frikëson Manchester Cityn, sulmuesi largohet me paterica...

ANGLI - Erling Haland pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes çerekfinale të FA Cup kundër Bournemouth, gjë që e detyroi atë të largohej nga Vitality Stadium me paterica.

Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt u largua nga loja gjatë pjesës së dytë, pak pasi shënoi golin e barazimit. “Nuk di ende asgjë, duhet të shohim”, ka qenë reagimi i parë i trajnerit Pep Guardiola pas dëmtimit të norvegjezit.

Ndërkohë një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka futur frikën te ekipi dhe tifozët, pasi Haland u largua nga stadiumi me ndihmën e patericave. Pritet së shpejti të zbulohet gjendja e Erling.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 31 Mars 2025, 15:30

Avokati akuzon: “Maradona u vra”!

ARGJENTINE - Në orët e fundit avokati Fernando Burlando ka bërë deklarata të bujshme në Argjentinë, duke deklaruar n&e...