Sport

Qose “vrasësi” i Tiranën, Elbasani merr tri pikët dhe tani katër 'hapa' larg Partizanit…

Pas fitores 2-1 në javën e 32-të, verdheblutë mbajnë gjallë shpresat për një vend në “Final Four”, ndërsa Tirana ka edhe katër stacione për të mbijetuar në Superiore.

31 Mars 2025, 21:17 Nga DOSJA

Qose “vrasësi” i Tiranën, Elbasani merr tri pikët dhe

ELBASAN - Tirana nuk i largohet fundit, kriza nuk ka nevojë për komente. Dy gola të Qoses në pjesën e dytë, i lejuan AF Elbasanit që të rikthehet dhe të marrë një 3 pikësh të artë, duke e pare veten vetëm katër hapa larg nga Partizani.

Pas fitores 2-1 në javën e 32-të, verdheblutë mbajnë gjallë shpresat për një vend në “Final Four”, ndërsa Tirana ka edhe katër stacione për të mbijetuar në Superiore.

Bardheblutë gjetën të parët avantazhin falë Përgjonit në minutën e 11-të dhe menduan shumë shpejt për t’u tërhequr dhe të mbronin rezultatin. Një objektiv të tillë e arritën deri në minutën e 72-të kur Qose ekuilibroi shifrat në 1-1.

Më pas skuadra e Shkëmbit doli disi nga skema dhe tentoi që të shqetësonte prapavijën e AF Elbasanit. Ekipi vendas, kur të gjithë menduan se do të mjaftohej me një pikë, gjeti edhe golin e dytë falë Qoses, i cili ndëshkoi miqtë në minutën e tretë shtesë.

Pas javës së 32-të të Superiores, Elbasani renditet në vendin e pestë me 43 pikë, ndërsa Tirana mbyll tableën e renditjes me 32 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 31 Mars 2025, 15:30

Avokati akuzon: “Maradona u vra”!

ARGJENTINE - Në orët e fundit avokati Fernando Burlando ka bërë deklarata të bujshme në Argjentinë, duke deklaruar n&e...