Sport

Xabi Alonso ka një kusht për madrilenët, kërkon të marrë me vete talentin Wirtz

Në garë për shërbimet e talentit gjerman Florian Wirtz janë edhe Bayern Munich, Manchester City dhe Arsenal.

31 Mars 2025, 22:16 Nga DOSJA
Xabi Alonso ka një kusht për madrilenët, kërkon të

SPANJE - Real Madrid do të ndryshojë staf në merkaton e verës, pai Carlo Ancelotti me shumë gjasa do të marrë drejtimin e Brazilit. Në këto kushte, spanjoli Xabi Alonso pritet ta pasojë në stol dhe të marrë kështu drejtimin e “Los Blancos”.

Por sipas “El Gol Digital” bëhet me dije se spanjoli ka një kusht që të marrë drejtimin e Realit. Gjithçka ka të bëjë me transferimin e talentit gjerman, Florian Wirtz. Alonso e pëlqen shumë si futbollist, të cilin e ka aktualisht te Bayer Leverkusen.

Në këtë sezon, Wirtz ka luajtur 39 ndeshje, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë 13 asistime. Por nuk do të jetë aspak e lehtë që të nënshkruhet me Wirtz, pasi Bayer Leverkuseni e vlerëson 150 milionë euro. Kujtojmë se në garë për shërbimet e tij janë edhe Bayern Munich, Manchester City dhe Arsenal.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 31 Mars 2025, 15:30

Avokati akuzon: “Maradona u vra”!

ARGJENTINE - Në orët e fundit avokati Fernando Burlando ka bërë deklarata të bujshme në Argjentinë, duke deklaruar n&e...