Sport

Taremi i dëmtuar në kofshën e majtë: do të mungojë në derbi dhe ndaj Bayernit...

Sulmuesi iranian do të rivlerësohet javën e ardhshme: Inzaghi ka një numër të kufizuar lojtarësh

31 Mars 2025, 21:47 Nga DOSJA
Taremi i dëmtuar në kofshën e majtë: do të mungojë

ITALI - Lajm i keq nga infermieria për Interin. Mehdi Taremi, i cili mungoi në minutën e fundit ndaj Udineses, iu nënshtrua testeve klinike dhe instrumentale mëngjesin e sotëm në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano.

Testet, njoftoi sot klubi zikaltër në një shënim zyrtar, "kanë nxjerrë në pah një  tendosje në aduktorët e kofshës së tij të majtë. Situata e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme".

Kështu, sulmuesi iranian me siguri do të humbasë derbin e Kupës së Italisë, ndeshjen e ligës kundër Parmës dhe ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League ndaj Bayern Munichut, të planifikuar për 8 prill, vetëm pas 8 ditësh. Fokusi është në Bologna-Inter më 20 prill, por është ende herët për të qenë të sigurt.

Me Lautaron ende në rrugë të rikuperimit (kundër Milanit maksimumi do të jetë në stol) dhe Taremin jashtë fushës, Inzaghi ka mbetur vetëm me Thuram, Arnautovic dhe Correa, me këtë të fundit që ka zhgënjyer edhe një herë në pjesën e madhe të kohës që trajneri i ka dhënë.

Për më tepër, Tucu nuk është i regjistruar në listën e Champions League, ndaj me Lautaron do të duhet të bërë kujdes që të jetë në maksimumin e tij kundër bavarezëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 31 Mars 2025, 15:30

Avokati akuzon: “Maradona u vra”!

ARGJENTINE - Në orët e fundit avokati Fernando Burlando ka bërë deklarata të bujshme në Argjentinë, duke deklaruar n&e...