Sport

Në fundjavë zyrtarizimi! Conte më në fund do të ketë një “bomber” kampion bote

15 Janar 2020, 19:01 Nga DOSJA
Në fundjavë zyrtarizimi! Conte më në fund do të

Nëse Antonio Conte kërkon një lojtar, Interi ia jep. Oliver Giroud do jetë transferimi i bujshëm i merkatos së janarit për të. Sipas mediave italiane, zikaltrit do të paguajnë 4.5 milionë euro dhe 2 milionë të tjera si bonuse për sulmuesin 33-vjeçar, aktualisht me kontratë te Chelsea.

Bëhet fjalë për një marrëveshje 2.5-vjeçare. Kampioni i botës me Francën do të grumbullohet me “Gjelat” për Euro 2020 dhe kjo e ka nxitur t’i bashkohet Interit. Aty konkurrenca nuk është e vogël, sepse në Milano luan Lukaku, por Giroud ka besim se do të ketë minutat e tij.

Në fundjavë pritet zyrtarizimi. Giroud ka dhënë një deklaratë, me të cilën i ka shtuar spekulimet. “Nuk po iki për siguruar një vend në Europian, por sepse stolat në Serie A janë më të rehatshëm”, ka thënë ai duke qeshur.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport giroud inter merkato giroud inter merkato

Sondazh

Poll