Sport

U ble për 250 euro dhe një thes me topa, Mourinho ka gati 65 mln euro për të!

15 Janar 2020, 15:22 Nga DOSJA
U ble për 250 euro dhe një thes me topa, Mourinho ka gati 65 mln euro

Futbolli është më shumë se një lojë. E themi shpesh këtë fjali, por duhen disa histori reale për ta kuptuar realisht atë.

Gedson Fernandes, për shembull, as që e besonte se sot do të huazohej për 18 muaj te Tottenham, aty ku drejton Jose Mourinho. Madje, nëse bind drejtuesit, do të blihet për 65 mln euro!

A e dini se Benfica ka paguar vetëm 250 euro dhe një thes me topa për të, kur ishte ende fëmijë? Klubi portugez pa diçka të veçantë tek ai dhe e morën kur ishte 10 vjeç. Djaloshi nënshkroi për Benfica në 2009, pas një sezoni në akademinë e SC Frielsas.

Ai u bë pjesë e ekipit B në vitin 2017 dhe një sezon më pas u provua në ekipin e parë, ku ra në sy shpejt. Atë periudhë ai u përshi në listën e kandidatëve prej 20 vetash për çmimin Golden Boy.

Fernandes luftonte për të mbijetuar që në fëmijëri, sepse vinte nga një familje e varfër. Prindërit e tij bashkë me të u lejuan të shpërngulen në Portugali, kur lojtari ishte akoma i ri dhe shkuan në Frielas. Fernandes ra në sy në një ndeshje testuese ndaj Benfica-s.

Edhe pse prindërit nuk donin ta lejonin të shkonte atje, ai ia doli dhe shkoi.

“Gedson, të lutem, lëri të tjerët të luajnë”, i thoshte trajneri Paulo Sergio në skuadrën e re. Arsyeja dihet: ai nuk pasonte thuajse kurrë

“Premtoj se nuk do të shënoj më i vetëm”, ia kthente Fernandes.

Mesfushori tani është rritur dhe formuar. Ai e di se tifozët prej shumë prej tij dhe i duhet të jetojë me presionin. Giovani Lo Celso dhe Tanguy Ndombele nuk kanë bindur te Tottenham, kështu që ky djalë ka shansin e artë për të treguar veten.

M.P.;E.K / Dosja

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport fernandes historia mourinho fernandes historia mourinho

Sondazh

Poll