Sport

“Ky trajner nuk ka fituar asgjë, u refuzuan dy herë”, Rivaldo sulmon Barcelonën

15 Janar 2020, 15:05 Nga DOSJA
“Ky trajner nuk ka fituar asgjë, u refuzuan dy herë”,

Quique Setien është njeriu i cili ka marrë përsipër drejtimin e Barcelonës, pas largimit të trajnerit Ernesto Valverde. Ky i fundit vuajti pasojat për humbjen e pësuar në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madrid.

Sipas legjendës së katalanasve dhe futbollit botëror, Rivaldo, klubi ka bërë një gabim të madh me këtë zgjedhje. Ai mendon se Setien nuk është trajner i klasit të lartë.

“Mendoj se Barça nuk e ka menaxhuar mirë situatën. Drejtuesit janë treguar pak naivë dhe guxoj të them se nuk e kanë respektuar trajnerin Valverde. Setien është marrë me nxitim, sepse emrat e tjerë refuzuar. Xavi dhe Koeman nuk pranuan dhe u detyruan të vepronin kështu”, ka deklaruar braziliani.

“Setien nuk ka drejtuar kurrë një klub të madh si Barça. Ai nuk ka ndonjë gjë për të humbur, sepse tifozët nuk presin shumë nga ai. Nuk ka fituar asnjë titull në karrierë”, ka shtuar Rivaldo.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona kritika rivaldo barcelona kritika rivaldo

Sondazh

Poll