Sport

Eriksen ishte pranë Interit, trajneri gjerman tani ndërhyn dhe prish punë

15 Janar 2020, 17:23 Nga DOSJA
Eriksen ishte pranë Interit, trajneri gjerman tani ndërhyn dhe prish

ITALI- Christian Eriksen sipas mediave italiane është shumë pranë Interit, por gjërat nuk janë aq të qarta sa duken. Mesfushori i Tottenham-it ka edhe 5 muaj kontratë të mbetur me “Spurs” dhe po mendon largimin.

Interi deri tani ka qenë më pranë danezit, por “The Mirror” raporton se në garë për mesfushorin është futur edhe PSG. Trajneri Thomas Tuchel ka kërkuar më shumë alternativa në mesfushën parisiene dhe drejtuesit e tij janë gati për t’ia plotësuar dëshirën.
Tottenham kërkon mbi 20 mln euro për kartonin e lojtarit. Shifër e tepruar, patjetër, sepse atij kontrata i përfundon në qershor.

Frika e zikaltërve është se PSG është më mirë financiarisht dhe mund ta tërheqë Eriksenin duke i ofruar një pagë më të mirë. Duhet parë hapi i radhës i tyre.

(M.P./Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport eriksen inter merkato eriksen inter merkato

Sondazh

Poll