Sport

Pas eleminimit,trajneri i Atalantës shpërthen ndaj tifozëve të Fiorentinës. “Nëna ime ka luftuar për këta bij ku**ash.

15 Janar 2020, 18:04 Nga DOSJA
Pas eleminimit,trajneri i Atalantës shpërthen ndaj tifozëve

ITALI-Atalanta është eleminuar nga Kupa e Italisë, pas humbjes 2-1 ndaj Fiorentinës. Takimi u luajt në Firence, aty ku publiku vendas kishte disa llogari të hapura me trajnerin e bergamaskëve Gian Piero Gasperini

Gjithçka daton më 30 shtator të 2018, ku tekniku në fjalë do të sulmonte lojtarin e Fiorentinës, Chiesën për një penallti të paqenë e cila do të fitohej prej tij.

Chiesa simulon dhe e ka për zakon të bëj nga këto gjëra”, do të shprehej asokohe Gasperini pas ndeshjes kundër Fiorentinës.

Gjatë 90 minutave të Kupës tekniku është ofenduar dhe fërshëllyer nga tifozët e Fiorentinës, por në përfundim të ndeshjes 61 vjeçari nuk është përmbajtur ndaj tifozëve të purpurt ku me shumë mundësi mund të marrë një dënim nga Federata italiane.

“Asnjëherë nuk kam ofenduar askënd. Nëna ime ka shkuar në luftë për t’i dhënë të drejtën e fjalës këtyre budallenjëve. Ata janë po ata, bij ku**ash. Nuk mund ta pranoj këtë gjë”, u shpreh pas ndeshjes së sotme Gasperini.

(e.ç.dosja.al)

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gian piero gasperin gian piero gasperin

Sondazh

Poll