Aktualitet

Kërcënoi dhe ofendoi efektivin e FNSH-së që e mbikëqyrte, arrestohet 40-vjeçari me precedentë të shumtë penalë në Fier, në 2019 u arratis nga një burg grek

Titi ndodhej në arrest shtëpie me mbikëqyrje 24-orëshe, për një sërë veprash penale, përfshirë “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë.

31 Mars 2025, 15:28 Nga N.F
Kërcënoi dhe ofendoi efektivin e FNSH-së që e
Foto ilustruese

FIER- Një person me rrezikshmëri të lartë mësohet se është vënë në pranga nga policia e Fierit. Personi i arrestuar është 40-vjeçari, Alesio Xhelo i cili njihet si "Titi". 40-vjeçari është arrestuar pasi akuzohet se ka kanosur një efektiv të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH) për shkak të detyrës.

Titi ndodhej në arrest shtëpie me mbikëqyrje 24-orëshe, për një sërë veprash penale, përfshirë “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë.

Sipas Policisë, i arrestuari ka kërcënuar, sharë dhe ofenduar efektivin e FNSH-së që ishte në detyrë për mbikëqyrjen e tij. Emri i tij është i njohur për drejtësinë, pasi në qershor të vitit 2019 ai u arratis nga një burg në Greqi së bashku me tre shqiptarë të tjerë.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier/ Kanosi për shkak të detyrës punonjësin e policisë së FNSH_së, vihet në pranga 40-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 40 vjeç, banues në Fier, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, me mbikëqyrje policore 24 orë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë.

40-vjeçari, ditën e djeshme ka kanosur duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë , Njësia Fier, i cili ishte në shërbim, në mbikëqyrje të këtij shtetasi.

policia e fierit arrestohet alesio xhelo

Sondazh

Poll