Aktualitet

Trafik droge nga Amerika! Kapen në Belgjikë 320 kg marijuanë me vlerë 3 milionë euro, në pranga dy shqiptarë

Policia gjyqësore Federale e Limburgut, në bashkëpunim me njësitë speciale të policisë federale dhe doganave, kapën një ngarkesë prej 320 kilogramësh marijuanë me vlerë rrugore 3 milionë euro.

31 Mars 2025, 14:41 Nga E. D
Trafik droge nga Amerika! Kapen në Belgjikë 320 kg marijuanë me
foto ilustruese

BELGJIKË- Dy shqiptarë janë vënë në pranga e policisë belge për trafik droge. Siç raportohet policia gjyqësore Federale e Limburgut, në bashkëpunim me njësitë speciale të policisë federale dhe doganave, kapën një ngarkesë prej 320 kilogramësh marijuanë me vlerë rrugore 3 milionë euro.

Gjithashtu bëhet e ditur se droga ishte e destinuar për tregun belg dhe vinte nga shteti amerikan i Kalifornisë. Kjo është e jashtëzakonshme, sepse në rajonin kufitar gjenden edhe shumë plantacione droge. Kanabisi zakonisht rritet në vend dhe më pas shpërndahet më tej. Por kanabisi jashtë shtetit është në rritje.

policia belege

Sondazh

Poll