Aktualitet

Goditet nga treni i mallrave Fier-Vlorë, përfundon në spital 68-vjeçari

Një 68-vjeçar është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur. 

31 Mars 2025, 13:56 Nga B.Z
Goditet nga treni i mallrave Fier-Vlorë, përfundon në spital
Foto ilustruese

FIER - Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Levan të Fierit. Një 68-vjeçar është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur. 

Policia bën me dije se 68-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sakaq grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në Levan, shtetasi F. M., rreth 68 vjeç, duke lëvizur, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

aksident levan treni perplas 68-vjeçarin

Sondazh

Poll