Aktualitet

Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, arrestohet 60-vjeçari në Mallakastër

Policia bën me dije se 60-vjeçari është arrestuar në flagrancë.

31 Mars 2025, 14:47 Nga M.B
Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, arrestohet
Foto ilustruese

MALLAKASTËR- Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13-vjeçe. Policia bën me dije se 60-vjeçari është arrestuar në flagrancë. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. L., 60 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13-vjeçe”, njofton policia.

mallakaster

Sondazh

Poll