Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 31-vjeçari në Dibër
Bëhet e ditur se 31-vjeçari me iniciale A.S ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, teksa po shtronjte një linjë interneti.
31 Mars 2025, 15:31Nga E. D
foto ilustruese
DIBËR- Një 31- vjecar ka humbur jetën mesditën e sotmë në fshatin Rrenxë të Dibrës. Bëhet e ditur se 31-vjeçari me iniciale A.S ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, teksa po shtronjte një linjë interneti.
Sipas policia i riu ka qenë duke shtrirë kabujt e internetit, por gabimisht ka rënë në kontakt me telat rrymë-përcjellës dhe ka humbur jetën. Gjithashtu i riu u transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Dibër, por ka mbërritur aty pa shenja jetë.
31 vjeçari është baba i dy fëmijëve dhe prej kohësh ai punonte në një kompani lokale që ofron shërbimin e internetit. Gjithashtu policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:00, në fshatin Rrenxë, Dibër, shtetasi A.S., rreth 31 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.