Aktualitet

Tentuan të kalonin kufirin me 60 pako kanabis, arrestohen dy persona në Kakavijë

Gjithashtu policia bën të ditur se janë sekuestruar 1890 euro, tre celularë dhe automjeti i përdorur për trafikimin e drogës. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

31 Mars 2025, 15:27 Nga E. D
Tentuan të kalonin kufirin me 60 pako kanabis, arrestohen dy persona
foto ilustruese

KAKAVIJË- Dy persona janë arrestuar në Kakavijë për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë. Policia bën të ditur se 44-vjeçari me iniciale O.K dhe 45-vjeçarja me iniciale E.Xh po tentonin të kalonin kufirin me 60 pako kanabis. 

Gjithashtu policia bën të ditur se janë sekuestruar 1890 euro, tre celularë dhe automjeti i përdorur për trafikimin e drogës. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Modifikimi”. Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë. Gjatë kontrolleve intensive me teknologji dhe qen antidrogë, në një automjet u gjetën 60 pako me kanabis sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë, të fshehura në parafangot dhe shasinë e mjetit.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shoferi O. K., 44 vjeç, dhe pasagjerja E. Xh., 45 vjeçe, të dy banues në Fier. Policia sekuestroi gjithashtu 1890 euro, tre celularë dhe automjetin e përdorur për trafikimin e drogës.

Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

policia

Sondazh

Poll