Aktualitet

Plagosi me thikë tre herë bashkëmoshatarin e tij, Gjykata e Sarandës liron nga burgu 17-vjeçarin, e lë në arrest shtëpie: U vetëmbrojt!

Kalemi mori 3 plagë në stomak dhe ije dhe u transportua drejt Spitalit të Vlorës për mjekim më të specializuar, ndërkohë që Cora u arrestua. 

31 Mars 2025, 15:12 Nga N.F
Plagosi me thikë tre herë bashkëmoshatarin e tij, Gjykata e
Foto ilustruese

SARANDË- Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për 17- vjeçarin K. Cora. Cora u arrestua nga policia e Sarandës të enjten pasi dyshohej si autor i plagosjes me thikë të 17-vjecarit B. Kalemi.

Kalemi mori 3 plagë në stomak dhe ije dhe u transportua drejt Spitalit të Vlorës për mjekim më të specializuar, ndërkohë që Cora u arrestua. Pas hetimeve, Prokuroria e Sarandës zbuloi se Cora ishte tentuar të goditej nga Kalemi dhe në kushtet e vetëmbrojtjes e kishte plagosur atë me thikë. Prokurorja Esmeranda Basho ndryshoi akuzën ndaj tij në “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe kërkoi vleftësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj të dyshuarit të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.

Edhe Gjyqtarja e hetimeve paraprake Edona Vajushi, vendosi të njëjtën masë sigurimi ndaj Corës, i cili për 7 muaj mbush moshën madhore. Ende nuk dihet nëse do të ngrihet akuzë për goditjen e 17-vjeçarit  Cora, pasi burime bëjne me dije se edhe nga kqyrja fizike e tij, janë vërejtur shenja sulmi.

gjykata e sarandës

Sondazh

Poll