Politike

Patozi për Zgjedhoren: Ulja në një tryezë pozitive, por asnjë ndryshim, vetëm arnim

15 Janar 2020, 18:27 Nga DOSJA
Patozi për Zgjedhoren: Ulja në një tryezë pozitive, por

TIRANË- Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thekson ulja në një tryezë e palëve politike është pozitive, por kjo sipas tij nuk do të sjellë asnjë ndryshim, vetëm arnim.

”Opozita u ul në tryezë për të mos bërë asnjë ndryshim. Sipas tij, PD dhe LSI kanë bërë vetëvrasje politike, ndërsa thekson se produkti që do të dalë nga tryeza e reformës do të jetë thjeshtë një arnim i Kodit Zgjedhor. Kthimi i PD në tryezë diskutimi, për ish-nënkryetarin e saj, Astrit Patozi është një zhvillim pozitiv. Por ajo që dje u qartësua sipas kreut të Bindjes Demokratike është se ajo tryezë nuk do të sjellë asnjë ndryshim. Opozita jashtë parlamentare është ulur dje në tryezë duke pranuar në mënyrë të tërthotë një gabim të vetin, është ulur që të mos i ndryshojë gjërat”, u shpreh Patozi.

Nga ana e opozitës nuk ka asnjë reflektim për gjithë rrugën që ka ndjekur, ndaj asaj i faturon kosto të madhe politike.

PD dhe LSI kanë bënë vetëvrasje politike. Të njëjtët njerëz që dorëzuan mandatet politike, janë të njëjtët njerëz që bërtasin fitore edhe tani, kjo ka një kosto e cila është në anën e opozitës “Produkti që do të dali nga ajo tryezë do të jetë një arnim i kodit elektoral dhe ne do të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme me të njëjtat rregulla”, Shit-blerja e votës nuk do të marrë asnjë zgjidhje dhe politika do të vijojë të jetë e njëjtë edhe pas kësaj tryeze. Nuk shpresoj që pas kësaj do të ketë një klimë të re në sjelljen politike të partive kryesore në Shqipëri”, sqaroi kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dje në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

R.G/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi konsensusi i paleve per zgjedhoren tryeza per reformen zgjedhore astrit patozi konsensusi i paleve per zgjedhoren tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll