Politike

Abuzimet seksuale te “Zyber Hallulli”, Ina Zhupa: Gruaja e zëvendësit të Veliajt nuk shkarkohet, pozicioni i ri që iu ko

15 Janar 2020, 15:44 Nga DOSJA
Abuzimet seksuale te “Zyber Hallulli”, Ina Zhupa: Gruaja e

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar një tjetër denoncim në rrjetet sociale, pas publikimit të historisë së vazjës 12-vjeçare që abuzohej seksualisht në shtëpinë e fëmijës “Zyber Halluli”. Në një status në Facebbok, Zhupa kërkon që të shkarkohet Denada Seferi, kryetarja e komitetit të birësimeve, që shtë njëkohësisht edhe bashkëshortja e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë. Zhupa shton më tej se pavarëissht denoncimeve publike nuk merret asnjë masë, por kpsitet pozicioni i ri i punës për Seferin.

Siç paralajmerova me datë 8 janar, ligji “Për proçedurat e Birësimit dhe Komitetit Shqiptar i Birësimit” kishte ndryshuar për të emëruar Denada Seferin kryetare të komitetit te biresimeve, gruan e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë. Me datë 10 janar kanë berë emërimin, duke mos pyetur fare as për denoncimin publik, as për rekordet e zonjës në krye të një institucioni tjetër që u perfshi në skandal. Duket se lidhjet e forta të bashkëshortit që është marrë vetë me birësimet para se të bëhej nënkryetar i Veliajt, kanë ndikuar që zonja të diktojë dhe të paracaktohet në ketë pozicion. Edhe ne vend se të ishte e shkarkuar si Drejtoreshë dhe të dergohej për ndjekje per “shpërdorim detyre”, asaj i kopsitet një pozicion i ri. Ky është shteti i Rames, në shërbim të emrave të vecantë, ndryshojnë ligje, kopsisin pozicione dhe nuk duan tja dine per interesin e qytetareve dhe ne kete rast te jetimeve te Shqiperise,”- shkruan Zhupa krah dokumentave përkatëse.

Ina Zhupa e ka denoncuar edhe më parë Denada Seferin. Zëdhënësja e PD-së ka kërkuar që Seferi të ndiqet penalisht pas skandalit të abuzimit seksual tek shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denada seferi dhune seksuale tek zyber hallulli ina zhupa skandali tek zyber hallulli denada seferi dhune seksuale tek zyber hallulli ina zhupa skandali tek zyber hallulli

Sondazh

Poll