Aktualitet

"Lëndë narkotike me vlerë prej 482.500 euro!" Çmontohet grupi kriminal i shqiptarëve në Spanjë, disa të arrestuar

Hetimi filloi në fund të vitit të kaluar kur Mossos d’Esquadra (policia katalanase) zbuloi aktivitet të dyshimtë në një magazinë industriale në Cervera, në rajonin e Segarrës. Indikacionet fillestare tregonin për një kultivim të mariuanës në shkallë të gjerë.

31 Mars 2025, 12:24 Nga M.B
"Lëndë narkotike me vlerë prej 482.500 euro!"
Foto ilustruese

SPANJA- Një grup kriminal shqiptar që vepronte nga lokacione të ndryshme në fushën e narkotikëve është shkatërruar nga autoritet në Spanjë. Sipas mediave spanjolle, grupi ishte i specializuar në kultivimin e mariuanës dhe shpërndarjen e saj në të gjithë Katalonjën. Hetimi filloi në fund të vitit të kaluar kur Mossos d’Esquadra (policia katalanase) zbuloi aktivitet të dyshimtë në një magazinë industriale në Cervera, në rajonin e Segarrës. Indikacionet fillestare tregonin për një kultivim të marijuanës në shkallë të gjerë.

Hetuesit zbuluan një plantacion të dytë, ky i vendosur në një magazinë të ngjashme në komunën Manlleu, në Osona. Në të dyja rastet, instalimet elektrike janë manipuluar për të mashtruar furnizimin me energji. Në Cervera u bë bastisja e parë në një magazinë industriale, ku u arrestuan katër persona të dyshuar. Aty u çmontua një plantacion me 277 bimë marijuanë dhe u gjetën 600 vazo bosh. 

Ambienti i dytë, i vendosur në Manlleu, u kontrollua gjithashtu. Atje, një anëtar i pestë i grupit u arrestua dhe u sekuestruan 567 bimë mariuanë, së bashku menjë shumë parashë cash. Vlera totale e drogës së sekuestruar mes dy plantacioneve arrin në qindra mijëra euro. Mossos kreu gjithashtu tre kontrolle të tjera: në dy apartamente në komunën e Salou dhe një të tretën në Blanes.

Gjatë këtyre bastisjeve, 5 persona të tjerë u arrestuan dhe u sekuestruan 75 kilogramë lëndë narkotike mariuanë të gatshme për shpërndarje, së bashku me 10,900 euro para të gatshme dhe 25 gramë kokainë. Bëhet me dije se vlera e mariuanës së sekuestruar në tregun e zi llogaritet në 482.500 euro.

spanja

Sondazh

Poll