Aktualitet

"S'po kërkojmë luks"/ Banorët e Tropojës dhe Hasit dalin në protestë për amortizimin e rrugës

 Bëhet me dije se banorët në shenjë revolte kanë kanë dalë në rrugën kombëtare Krumë-Qafë Prush-Gjakovë dhe kanë bllokuar qarkullimin për rreth një orë.

31 Mars 2025, 11:18 Nga B.Z
"S'po kërkojmë luks"/ Banorët e Tropojës dhe
Foto ilustruese

TROPOJË - Banorët e Tropojës dhe të Hasit kanë dalë paraditen e kësaj të hëne në protestë për amortizimin e rrugës që lidh fshatrat në këto zona.

Bëhet me dije se banorët në shenjë revolte kanë kanë dalë në rrugën kombëtare Krumë-Qafë Prush-Gjakovë dhe kanë bllokuar qarkullimin për rreth një orë.

Sipas banorëve, kjo rrugë është ndërtuar që në vitin 1938 dhe nuk ka pësuar asnjë riparim që prej asaj kohe, pavarësisht premtimeve të shumta nga autoritetet gjatë tre dekadave të fundit.

Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për rikonstruksionin e saj, duke theksuar se infrastruktura e dëmtuar ka vështirësuar ndjeshëm jetesën dhe lëvizjen e tyre të përditshme.

proteste tropoje-has

Sondazh

Poll