Aktualitet

Grabitet gjatë natës thertorja në Lushnje, hajdutët marrin kasafortën dhe një furgon! Ngatërrojnë rrugën dhe bien në kanal

Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur  kasafortën e biznesit dhe kanë marrë një nga furgonat e kompanisë për ta transportuar dhe larguar nga vendngjarja.

31 Mars 2025, 10:01 Nga B.Z
Grabitet gjatë natës thertorja në Lushnje, hajdutët marrin
Furgoni i grabitur

LUSHNJE - Një thertore është grabitur gjatë natës në qytetin e Lushnjes. Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur  kasafortën e biznesit dhe kanë marrë një nga furgonat e kompanisë për ta transportuar dhe larguar nga vendngjarja.

Bëhet me dije se gjatë largimit në nxitim, hajdutët kanë gabuar dhe kanë dalë nga rruga me makinën që po kryenin vjedhjen dhe kanë rënë në një kanal kullues. Pasi furgoni ka rënë në kanal, bëhet me dije se autorët janë larguar me një tjetër mjet dhe sipas burimeve nga policia kanë dalë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur grabitja, ndërkohë Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

grabitet thertorja lushnje

Sondazh

Poll