Aktualitet

Vrasja e Rayyan Alwan, miqtë e 24-vjeçares palestineze zbulojnë detajet tronditëse: Nëna e saj ishte punonjëse seksi, kishte frikë se ajo i zbulonte të vërtetën

Ata pretendojnë se nëna e Rayan ishte në konflikt të vazhdueshëm me të bijën për shkak të punës që kishte zgjedhur të bënte.

30 Mars 2025, 22:34 Nga N.F
Vrasja e Rayyan Alwan, miqtë e 24-vjeçares palestineze zbulojnë

TIRANË- Miqtë e 24-vjeçares palestinezes Rayyan Alwan, e cila u vra në Tiranë më 22 shkurt, kanë rrëfyer shkakun që sipas tyre gjendet pas vrasjes së 24-vjeçares. Ata janë shprehur për Balkanweb se prej më shumë se një muaji ishin në akth për fatin e mikeshës së tyre.

Menjëherë ata kanë kërkuar ndihmë që e vërteta e saj të thuhet plotësisht, madje kanë kërkuar edhe ndihmë për të kontaktuar me autoritetet shqiptare në mënyrë që të bëjnë tërheqjen e trupit të pajetë, i cili prej rreth 5 javësh ndodhet në morg.

Ata pretendojnë se nëna e Rayyan ishte në konflikt të vazhdueshëm me të bijën për shkak të punës që kishte zgjedhur të bënte. Nëna e 24-vjeçares sipas tyre ishte punonjëse seksi dhe kishte frikë se e bija mund t’i ekspozonte të vërtetën.

Rayyan dhe Fadi Alwan mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në kryeqytet. Sipas hetuesve Fadi Alwan pasi vrau 24-vjecaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam.

Ai dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe deri më tani nuk është arrestuar. Trupi i pajetë i 24-vjecares u gjet nga pronarja e banesës, 5 ditë pasi autori i dyshuar ishte larguar nga vendi.

Fillimisht u raportua se bashkëshorti kishte vrarë gruan, po hetimet zbuluan se Rayyan Alwan ishte vrarë nga babai i saj. Fadi Alwan është për momentin një nga emrat e shumëkërkuar për vrasje, ndërsa policia është duke vijuar hetimet.

rayan alwan

Sondazh

Poll