30 Mars 2025, 22:07
Nga A.Ll

TIRANË - Historia e vrasjes tragjike e 24-vjeçares palestineze Rayan Alwan, ka marrë një kthesë të trishtueshme, pasi miqtë e saj kanë shpërndarë informacion të ri në lidhje me ngjarjen, duke pretenduar se plani për vrasjen e saj mund të ketë ardhur nga prindërit e saj.
Pas një njoftimi të bërë nga BalkanWeb, miqtë e Alwan kanë thënë se ata kishin humbur kontaktet me të, dhe kishin kaluar më shumë se një muaj duke e kërkuar atë, derisa një lajm publik ka ndihmuar për të zbuluar fatin e saj tragjik.
Miqtë e Rayan Alwan kanë shpërndarë detaje të tmerrshme, duke përfshirë informacionin se ishte nëna e saj ajo që e kishte bindur për të udhëtuar nga Gjermania për në Liban, duke kaluar përmes Shqipërisë.
Ata kanë shpjeguar se, për shkak të pasaportës së saj greke dhe mungesës së një leje qëndrimi të vlefshme në Gjermani, ajo nuk mund të udhëtonte drejtpërdrejt në Liban.
Kjo ka shtyrë që nëna dhe babai i saj të planifikonin një udhëtim, i cili do të çonte në një fatkeqësi të pafalshme.
“Rayan jetonte në një nga shtëpitë që i përkiste qeverisë gjermane në Berlin, por ajo nuk kishte një leje qëndrimi gjermane dhe ishte në konflikt me prindërit e saj. Ajo po planifikonte të udhëtonte në Liban për të vizituar fëmijët e saj, por papritur, nëna e saj e bind të udhëtonte së bashku me të atin në Shqipëri dhe më pas në Liban,” shpjegojnë miqtë e saj.
Ky lajm ka tronditur shumë njerëz dhe ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me qëllimet e prindërve të Rayan Alwan, të cilët mund të kenë pasur një rol më të madh në tragjedinë që ka lënë të gjithë të tronditur.
Ngjarja:
Rayyan dhe Fadi Alwan mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në kryeqytet. Sipas hetuesve Fadi Alwan pasi vrau 24-vjecaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam.
Ai dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe deri më tani nuk është arrestuar.
Trupi i pajetë i 24-vjecares u gjet nga pronarja e banesës, 5 ditë pasi autori i dyshuar ishte larguar nga vendi.
rayan alwan vrasja 24-vjeçares palestineze fadi alwan
Aktualitet
30 Mars 2025, 22:15
N.F
Rayan Alëan
TIRANË- Miqtë e 24-vjeçares palestinezes Rayan Alwan, e cila u vra në Tiranë më 22 shkurt, kanë rr&eu...
Aktualitet
30 Mars 2025, 22:00
N.F
Rayan Alëan
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e palestinezes Rayan Alwan, ngjarje e cila dyshohet t&eum...
Aktualitet
30 Mars 2025, 21:41
Dosja.al
Pamje nga bresheri ne Librazhd
LIBRAZHD - Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të dendura dhe breshër ka goditur sot pasdite fsha...
Aktualitet
30 Mars 2025, 20:42
N.F
Zjarri
FIER- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zjarrin e rënë në një lokal sezonal i quajtur bar "Delfini”...
Aktualitet
30 Mars 2025, 19:42
N.F
Axel Hoxhaj
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 18 vite burg Axel Hoxhaj. I riu është dënuar pasi ai në prill të...
Aktualitet
30 Mars 2025, 19:28
N.F
Zjarri
FIER- Një lokal është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Darëzezë të Fierit. Ende nuk dihen ...
Aktualitet
30 Mars 2025, 19:00
A.Ll
Aksidenti
MILOT - Një aksident ka ndodhur rreth një orë më parë në aksin rrugor Milot-Thumanë, kur një automjet me ...
Aktualitet
30 Mars 2025, 18:19
A.Ll
Momenti i shperthimit te automjetit ne Qafen e Muzines
SARANDË - Një automjet është përfshirë nga flakët teksa po udh&eu...
Aktualitet
30 Mars 2025, 16:27
N.F
Takimi
TIRANË- Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Joani ka vizituar ditën e sotme selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë me rastin ...
Aktualitet
30 Mars 2025, 15:31
N.F
Mario Përlleshaj dhe Martin Cani
TIRANË- Mrojtja e Mario Përlleshajt kanë bërë kërkesë për ndryshimi...