Aktualitet

U vranë 106 civilë, sot 26-vite nga masakra në Pastasel të Rahovecit në Kosovë

Pasditen e 31 marsit 1999, forcat ushtarake dhe policore serbe rrethuan këtë fshat të përbërë prej rreth 100 shtëpish në komunën e Rahovecit, i cili në javët e mëparshme e kishte dyfishuar popullsinë e tij pasi shumë njerëz të zhvendosur nga fshatra të tjerë nga lufta kishin ardhur për t’u strehuar.

31 Mars 2025, 07:36 Nga M.B
U vranë 106 civilë, sot 26-vite nga masakra në Pastasel të
Foto ilustruese

KOSOVA- Sot shënohet 26 vjetori i masakrës në Pastasel të Rahovecit ku u vrarë dhe masakruan 106 persona nga ky fshat dhe zonat pranë tij. Pasditen e 31 marsit 1999, forcat ushtarake dhe policore serbe rrethuan këtë fshat të përbërë prej rreth 100 shtëpish në komunën e Rahovecit, i cili në javët e mëparshme e kishte dyfishuar popullsinë e tij pasi shumë njerëz të zhvendosur nga fshatra të tjerë nga lufta kishin ardhur për t’u strehuar.

Pasi hodhën granata, forcat serbe mblodhën banorët vendas në fushë dhe i ndanë burrat nga gratë. Grave iu kërkua të largoheshin nga fshati. Kjo masakër është një nga më të rëndat që kanë kryer forcat kriminale serbe gjatë luftës në Kosovë.

Nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 26 vjetësh figurojnë të zhdukur e ndërsa nga tmerri kanë mbijetuar vetëm 13 persona.

 

kosova

Sondazh

Poll