Aktualitet

“Nëna e saj tha se Rayyan vdiq në një aksident në Gjermani”, miqtë e 24-vjeçares palestineze: Humbëm kontaktet me të! Gjetëm raportin e policisë shqiptare se ishte vrarë

Ata bëjnë me dije se fillimisht nëna e saj ka njoftuar se e bija ka humbur jetën në një aksident automobilistik, por se një gjë e tillë nuk është besuar prej tyre për shkak të dijenisë që kishin mbi konfliktet familjare.

30 Mars 2025, 22:15 Nga N.F
“Nëna e saj tha se Rayyan vdiq në një aksident në
Rayan Alëan

TIRANË- Miqtë e 24-vjeçares palestinezes Rayan Alwan, e cila u vra në Tiranë më 22 shkurt, kanë rrëfyer se si humbën kontakt me mikeshën e tyre. Miqtë e të resë për Balkanweb kanë bërë me dije se prej më shumë se një muaji ata ishin në kërkim të 24-vjeçares me të cilën kishin humbur kontaktet.

Ata bëjnë me dije se fillimisht nëna e saj ka njoftuar se e bija ka humbur jetën në një aksident automobilistik, por se një gjë e tillë nuk është besuar prej tyre për shkak të dijenisë që kishin mbi konfliktet familjare.

“Ajo u largua nga Berlini më 19 shkurt 2025 dhe deri më 21 shkurt 2025, ne humbëm çdo kontakt me të. E kërkuam dhe kontaktuam me të gjithë të njohurit, por nuk gjetëm asnjë informacion derisa nëna e saj njoftoi vdekjen e saj më 28 mars 2025, duke pretenduar se kishte vdekur në një aksident automobilistik në Gjermani.

Megjithatë, ne nuk e besuam këtë, pasi nuk gjetëm prova se ajo ishte ende në vend. Pasi kërkova në internet, gjeta një raport policie nga autoritetet tuaja që konfirmonte se ajo ishte vrarë”, thanë ata.

Rayyan dhe Fadi Alwan mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në kryeqytet. Sipas hetuesve Fadi Alwan pasi vrau 24-vjecaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam.

Ai dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe deri më tani nuk është arrestuar. Trupi i pajetë i 24-vjecares u gjet nga pronarja e banesës, 5 ditë pasi autori i dyshuar ishte larguar nga vendi.

Fillimisht u raportua se bashkëshorti kishte vrarë gruan, po hetimet zbuluan se Rayyan Alwan ishte vrarë nga babai i saj. Fadi Alwan është për momentin një nga emrat e shumëkërkuar për vrasje, ndërsa policia është duke vijuar hetimet.

rayan alwan

Sondazh

Poll