30 Mars 2025, 22:24
Nga N.F
Foto
TIRANË- Familjarët e 24-vjeçares palestineze Rayyan Alwan, e cila u vra nga babai i saj në një shtëpi të marrë me qira, me shumë mundësi nuk do ta tërheqin trupin e saj të pajetë për ta përcjellë për në banesën e fundit. Policia konfrimoi se ka kontaktuar të afërmit e vajzës, por asnjë prej tyre nuk ka paraqitur kërkesë apo interes për ta tërhequr trupin e pajetë.
Miqtë e 24-vjeçares për Balkanweb, konfirmojnë se familjarët nuk duan ta tërheqin trupin pasi ka qenë vetë nëna dhe babai i saj që kanë bërë planin për vrasjen e Rayyan Alwan. Ata kanë kërkuar ndihmë për të kontaktuar me autoritetet shqiptare në mënyrë që trupi i pajetë i së ndjerës të tërhiqet prej tyre dhe të varroset në Gjermani.
“Ne duam ta varrosim këtu në Berlin, por nuk dimë si të procedojmë. Nëna e saj është zhdukur dhe babai i saj ka ikur në Liban”, shprehen ata. Viktima vijon të mbahet në morgun e Tiranës dhe nëse brenda afateve ligjore, nuk do të tërhiqet nga familjarë apo të afërm, ajo do të varroset në Tiranë.
Rayyan dhe Fadi Alwan mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në kryeqytet. Sipas hetuesve Fadi Alwan pasi vrau 24-vjecaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam.
Ai dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe deri më tani nuk është arrestuar. Trupi i pajetë i 24-vjecares u gjet nga pronarja e banesës, 5 ditë pasi autori i dyshuar ishte larguar nga vendi.
Fillimisht u raportua se bashkëshorti kishte vrarë gruan, po hetimet zbuluan se Rayyan Alwan ishte vrarë nga babai i saj. Fadi Alwan është për momentin një nga emrat e shumëkërkuar për vrasje, ndërsa policia është duke vijuar hetimet.
rayyan alwan
Aktualitet
30 Mars 2025, 22:07
A.Ll
TIRANË - Historia e vrasjes tragjike e 24-vjeçares palestineze Rayan Alwan, ka marrë një kthesë të trishtueshme, pasi miqt&eum...
Aktualitet
30 Mars 2025, 22:15
N.F
Rayan Alëan
TIRANË- Miqtë e 24-vjeçares palestinezes Rayan Alwan, e cila u vra në Tiranë më 22 shkurt, kanë rr&eu...
Aktualitet
30 Mars 2025, 22:00
N.F
Rayan Alëan
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e palestinezes Rayan Alwan, ngjarje e cila dyshohet t&eum...
Aktualitet
30 Mars 2025, 21:41
Dosja.al
Pamje nga bresheri ne Librazhd
LIBRAZHD - Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të dendura dhe breshër ka goditur sot pasdite fsha...
Aktualitet
30 Mars 2025, 20:42
N.F
Zjarri
FIER- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zjarrin e rënë në një lokal sezonal i quajtur bar "Delfini”...
Aktualitet
30 Mars 2025, 19:42
N.F
Axel Hoxhaj
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 18 vite burg Axel Hoxhaj. I riu është dënuar pasi ai në prill të...
Aktualitet
30 Mars 2025, 19:28
N.F
Zjarri
FIER- Një lokal është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Darëzezë të Fierit. Ende nuk dihen ...
Aktualitet
30 Mars 2025, 19:00
A.Ll
Aksidenti
MILOT - Një aksident ka ndodhur rreth një orë më parë në aksin rrugor Milot-Thumanë, kur një automjet me ...
Aktualitet
30 Mars 2025, 18:19
A.Ll
Momenti i shperthimit te automjetit ne Qafen e Muzines
SARANDË - Një automjet është përfshirë nga flakët teksa po udh&eu...
Aktualitet
30 Mars 2025, 16:27
N.F
Takimi
TIRANË- Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Joani ka vizituar ditën e sotme selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë me rastin ...