Aktualitet

Vrasja e palestinezes Rayan Alwan në Tiranë, miqtë e 24-vjeçares: Ishte nisur të takonte dy fëmijët e saj në Liban! U divorcua për shkak të dhunës

Prej më shumë se një muaji ata ishin në kërkim të 24-vjeçares me të cilën kishin humbur kontaktet. Mësohet se lajmet e publikuara në vendin tonë kanë sjellë që miqtë e viktimës të mësojnë për fatin tragjik të mikeshës së tyre.

30 Mars 2025, 22:00 Nga N.F
Vrasja e palestinezes Rayan Alwan në Tiranë, miqtë e
Rayan Alëan

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e palestinezes Rayan Alwan, ngjarje e cila dyshohet të ketë ndodhur në 22 shkurt në Tiranë. Miqtë e 24-vjeçares palestineze për Balkanweb kanë rrëfyer detaje nga jeta e të ndjerës.

Prej më shumë se një muaji ata ishin në kërkim të 24-vjeçares me të cilën kishin humbur kontaktet. Mësohet se lajmet e publikuara në vendin tonë kanë sjellë që miqtë e viktimës të mësojnë për fatin tragjik të mikeshës së tyre.

Sipas tyre, 24-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve dhe ishte e divorcuar nga bashkëshorti, pasi ai abuzonte me të dhe e dhunonte. Udhëtimi fatkeq që solli dhe largimin e saj nga kjo botë, duket se e kishte startin në dëshirën e një nëne për të takuar dy fëmijët e saj të cilët pas divorcit, jetonin me të atin, rregull ky i ligjeve të Libanit.

Rayyan dhe Fadi Alwan mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në kryeqytet. Sipas hetuesve Fadi Alwan pasi vrau 24-vjecaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam.

Ai dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe deri më tani nuk është arrestuar. Trupi i pajetë i 24-vjecares u gjet nga pronarja e banesës, 5 ditë pasi autori i dyshuar ishte larguar nga vendi.

Fillimisht u raportua se bashkëshorti kishte vrarë gruan, po hetimet zbuluan se Rayyan Alwan ishte vrarë nga babai i saj. Fadi Alwan është për momentin një nga emrat e shumëkërkuar për vrasje, ndërsa policia është duke vijuar hetimet.

rayan alwan

Sondazh

Poll