Politike

Nga vilat e Ahmetajt, Kryemadhit e Ervis Martinajt, dalin pamjet e disa nga pasurive të sekuestruara

Vila e bashkëjetueses së ish-kryeministrit Arben Ahmetaj, në Hamallaj të Durrësit, vlerësohet me 26.8 milionë lekë, në sipërfaqe të përbashkët me truallin, 620 m2.

30 Mars 2025, 22:41 Nga N.F
Nga vilat e Ahmetajt, Kryemadhit e Ervis Martinajt, dalin pamjet e disa nga
Pronat e sekuestruara

TIRANË- 301 pasuri janë sekuestruara me vendime gjykatash në vend. Këto pasuri të sekuestruar janë publikuar së fundmi në një katalog nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Në katalog janë edhe 25 pasuri të familjes Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Në këtë katalog janë të paraqitura apartamentet, vila në Gjirin e Lalëzit, aksionet në kompaninë “Homeplan”, njësitë e biznesit në kompleksin “Magnet”, i cili u ndërtua mbi truallin e klubit sportiv “Partizani;’, pasqyrohen me detaje nga AAPSK.

5 apartamente të shpërndarë në Tiranë, nga rruga “Mustafa Matohiti”, te kompleksi “Magnet”, vila luksoze në Gjirin e Lalëzit, 3 njësi biznesi, nga lokalet te palestrat, 1 sipërfaqe toke, 2 bodrume dhe 1 garazh.

Në katalogun prej 614 faqesh, dallojnë pasuritë e sekuestruara të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi, si dhe ish zv. Kryeministrit Ahmetaj. 

Vila e Kryemadhit te Kodra e Diellit ka një sipërfaqe totale të të gjitha ambienteve, gati 620 m2.  Në katalog rezultojnë të jenë përfshirë 15 nga më shumë se 30 pasuri sekuestruar bosit të lojërave të fatit, i zhdukur prej gati 3 vitesh, Ervis Martinaj. Përveç mijëra metrave katror tokë are dhe truall në Fushë Kuqe dhe zona të tjera, deri në jug të vendit, rezultojnë edhe 2 vila në Tiranë, e para me vlerë 8.4 milionë lekë për 580 m2, dhe e dyta vilë 2 katëshe në Dajt, me ambiente ndihmëse si kënde lojërash dhe sipërfaqe të madhe përreth, për të cilën nuk ka të përcaktuar një vlerë.

ahmetaj kryemadhi meta

Sondazh

Poll