Politike

"Ne sot e çmojmë punën e SPAK-ut," Rama: Dumani nuk kishte thirrur kurrë më parë një politikan! Shpatën e mbajti bufi kënetës për të futur në burg Fatos Nanon

Rama u shpreh se ka rezerva dhe habitet kur ka raste të lajthitjeve të pushteteve të tjera.

30 Mars 2025, 17:49 Nga N.F
"Ne sot e çmojmë punën e SPAK-ut," Rama: Dumani nuk
Rama

ATHINË- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para emigrantëve shqiptarë në Athinë foli në lidhje me reformën në drejtësi dhe hapat e ndërmarrë deri më tani. Rama u shpreh se ka rezerva dhe habitet kur ka raste të lajthitjeve të pushteteve të tjera. Ai theksoi se tani shqiptarët e njohin kreun e SPAK, Altin Dumani.

Sipas Ramës Dumani më parë nuk kishte thirrur një politikan pasi shpatën e drejtësisë e kishte bufi kënetës. Rama theksoi se ai e mbate shpatën e drejtësisë për të futur në burg Fatos Nanon. Kryeministri shtoi se e çmon punën e SPAK.

"Kemi rezerva dhe mund të habitemi në një moment të pushtetit tjetër për ndonjë lajthitje. Që liria individuale mos të diskutohet më dhe barazinë para ligjit duhet Mjafton të dëgjoni bufin që thotë në 11 Maj do marr vota dhe në 12 Maj do shkrijë spakun. Sot të gjithë shqiptarët e dinë se kush është Altin Dumani. Dumani ka qenë prokuror me vite të tera, asnjë nuk e njihte. Askush nuk dinte që Altin Dumani ekzistonte.

Kurrë më parë Altin Dumani nuk kishte thirrur një politikan. Ai nuk e kishte shpatën, sepse shpatën e mbajti bufi kënetës për të futur në burg Fatos Nanon. Ne sot e cmojmë punën e SPAK-ut dhe ajo punë nuk do të përmbyset, vetëm nëse e bashkojmë flamurin e Shqipërisë me atë të Europës, që nuk e prek më asnjë buf kënete," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll