Politike

Nga Athina, Edi Rama sulmoi edhe partitë e vogla: Të njëjtat vegla, u ndryshon vetëm fytyra dhe mosha

Kryeministri sulmoi partine e Lapajt, duke i krahasuar me “shitës të vegjël qilimash” dhe duke theksuar se ato mbeten të pandryshuara, përveç fytyrës dhe moshës së tyre.

30 Mars 2025, 18:08 Nga A.Ll
Nga Athina, Edi Rama sulmoi edhe partitë e vogla: Të njëjtat
Edi Rama

ATHINË - Gjatë një vizite në Athinë, kryeministri Edi Rama shigjetoi partitë e vogla në skenën politike shqiptare, duke përdorur një gjuhë ironike ndaj tyre. Ai i cilësoi si “shitës të vegjël qilimash” dhe deklaroi se ato nuk kanë ndryshuar në thelb, por vetëm në pamje dhe moshë.

Në fjalën e tij, Rama tha se këto parti mbështeten tek institucionet e drejtësisë për të rrëzuar Partinë Socialiste, por sipas tij, ky është një iluzion. “Sot shpresa e tyre e vetme, e dëshpëruar dhe e mjerë, është që SPAK dhe Gjykata Speciale do të shkatërrojë PS-në dhe më në fund do t’u vijë dita e tyre”, u shpreh ai.

Kryeministri shtoi se "këto parti nuk sjellin asgjë të re në politikën shqiptare, duke akuzuar drejtuesit e tyre për nepotizëm dhe përfshirje të familjarëve në listat zgjedhore. “I patë edhe futën baballarë, krushq e teze në lista”, duke i akuzuar se nuk ofrojnë një alternativë të besueshme për qytetarët."

Ai nënvizoi gjithashtu se Partia Socialiste nuk e sheh pushtetin si një punë të zakonshme, por si një mision për të çuar Shqipërinë drejt integrimit evropian. “Ne nuk jemi në një punë, por në një mision, e që ta bëjmë Shqipërinë njëherë e mirë pjesë të familjes evropiane”, përfundoi ai.

edi rama adriatik lapaj partite e vogla athina

Sondazh

Poll