Politike

"Skandaloze", Këlliçi: Manastirliu po u bën thirrje prindërve të votojnë symbyllur PS-në, ky rast i abuzimit me detyrën është flagrant!

Ai ka publikuar postimin e Manastirliut, ku i ka bërë thirrje SPAK që të zgjohet dhe të veprojë duke ndërmarrë veprime konkrete.

30 Mars 2025, 20:02 Nga N.F
"Skandaloze", Këlliçi: Manastirliu po u bën thirrje
Këlliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje më thirrjet e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu që prindërit të vootjnë për PS-në në zgjedhjet e 11 majit. Këlliçi shkruan se kjo është skandaloze dhe se është një shkelje të rëndë të Kodit Zgjedhor. Sipas tij Manastirliu u ka bërë thirrje publike prindërve të nxënësve të votojnë masivish me symbyllur PS-në.

Ai ka publikuar postimin e Manastirliut, ku i ka bërë thirrje SPAK që të zgjohet dhe të veprojë duke ndërmarrë veprime konkrete. Këlliçi thekson se  Partia Demokratike i bën thirrje drejtësisë të reagojë pasi rasti i abuzimit me detyrën është flagrant. Ai shton se Partia Demokratike i siguron qytetarët se me votën e tyre me 11 Maji këto skandale e turpe institucionale do të marrin fund një herë e mirë.

Postimi i plotë:

SKANDALOZE!!! Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu u bën thirrje prindërve që të votojnë symbyllur PS-në! Ky është një tjetër rast skandaloz i konfliktit të hapur dhe të qartë të interesit.

Në një kohë kur administrata publike duhet të jetë apolitike, organizata kriminale e Edi Ramës jo vetëm që i shndërron ata në patronazhistë, por vetë Ministrja e Arsimit merr guximin të orientojë prindërit e nxënësve se ku duhet ta hedhin votën. Madje ta bëjnë edhe me sytë mbyllur!!!!!

Partia Demokratike i bën thirrje drejtësisë të reagojë pasi rasti i abuzimit me detyrën është flagrant. TASK FORCA e SPAK të zgjohet dhe të ndërmarrë veprime konkrete menjëherë. Partia Demokratike i siguron qytetarët se me votën e tyre me 11 Maj këto skandale e turpe institucionale do të marrin fund një herë e mirë!

Me programin e Partisë Demokratike, buxheti i arsimit dyfishohet, arsimi transformohet në drejtim të teknologjisë digjitale dhe brezi i ri edukohet me një model të ri, larg mësimit fiktiv dhe vrasjes së mendimit kritik. Një Shqipëri më e mirë për të gjithë është e mundur.

pd belind këlliçi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll