Politike

"Shqiptarët e Greqisë të votojnë tek numri 5", Rama: Njohjen e pensioneve të mos e marrim nga marrëveshja me qeverinë greke, por përmes anëtarësimit në BE

Sipas tij përmes anëtarësimit në BE, pasaporta jonë do të jetë e mjaftueshme dhe do të jetë njësoj e barabartë me pasaportën greke.

30 Mars 2025, 17:40 Nga N.F
"Shqiptarët e Greqisë të votojnë tek numri 5",
Rama

ATHINË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët e Athinës u ka bërë thirrje që në zgjedhjet e 11 majit të votojnë numrin 5 për Partinë Socialiste. Rama më tej vuri theksin në lidhje me marrëveshjen e pensioneve që prej kohësh po diskutohet me qeverinë greke.

Ai ka theksuar shpesh se është një marrëveshje e vështirë për tu arritur ndërsa tha se njohja e pensioneve mund të arrihet përmes anëtarësimit në BE. Sipas tij përmes anëtarësimit në BE, pasaporta jonë do të jetë e mjaftueshme dhe do të jetë njësoj e barabartë me pasaportën greke. Rama tha se më anëtarësimin në BE pasaporta greke nuk do tu duhet më shqiptarëve që jetojnë në vendin fqinjë pasi do të jenë qytetarë evropianë.

"Deri dje kishte vetëm një rrugë që të negociohej me qeverinë greke me të cilën sot kemi marrëdhënie shumë të mira dhe të bëjmë atë që bëmë me italianët, që na morën frymën me vite të tëra. Por, ka edhe një rrugë tjetër, që të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë të votojnë tek numri 5 dhe njohjen tuaj të pensioneve të mos e marrim përmes marrëveshjes me qeverinë greke, por përmes anëtarësisë në BE, sepse në momentin që ne bëhemi anëtarë të BE, pasaporta kuqezi do të jetë e mjaftueshme dhe do të jetë njësoj e barabartë me pasaportë greke që nuk do u duhet fare.

Kini parasysh që pasaporta greke mund t’iu duhet vetëm nëse ndonjëherë apo ndonjëra do ketë ambicie të bëhet deputet në parlamentin grek. Me pasaportën shqiptare të BE, mund të kandidojnë për kryetarë bashkish, këshilltarë bashkiak në Greqi dhe të gjitha vendet e BE. Me atë pasaportë, më 11 maj, Shqipëria futet në një proces që në pak vite bëhet e madhe sa BE dhe Be bëhet e vogël sa Shqipëria dhe të shkosh nga Greqia në Portugali apo Suedi dhe shkon me të njëjtën lehtësi," tha Rama.

rama ne athine

Sondazh

Poll