Politike

"Shikojeni Shqipërinë dhe vlerësojeni", Rama i përgjigjet emigrantit në Athinë: Për ata që kthehen do alokohet një fond 300 milionë euro për strehimin

Rama u shpreh se ai nuk i thotë askujt së çfarë të bëjnë por u bëri thirrje emigrantëve të shohin dhe të vlerësojnë Shqipërinë.

30 Mars 2025, 18:05 Nga N.F
"Shikojeni Shqipërinë dhe vlerësojeni", Rama i
Rama

ATHINË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët në Athinë i është përgjigjur pyetjes së një të riut nëse do të ketë një program për kredi të buta dhe apartamente nëse kthehen në Shqipëri. Rama u shpreh se ai nuk i thotë askujt së çfarë të bëjnë por u bëri thirrje emigrantëve të shohin dhe të vlerësojnë Shqipërinë.

Ram tha se kanë planifikuar 300 milionë euro për strehimin. Ai shtoi se kanë planifikuar të mbështesin emigrantët pasi sipas tij në këtë mënyrë besojnë se do krijojnë mundësi dhe për çiftet e reja.

"E para njëherë unë nuk i them askujt çfarë duhet të bëj, secili mendon atë që duhet të bëj. Unë nuk hyj tek ata që t’i them të tjerëve se çfarë duhet të bëjnë për jetën e tyre. Shikojeni Shqipërinë dhe vlerësojeni mundësinë që të ktheheni. Të paktën kur i hapni televizorët në darkë sigurohuni që mos t’i keni fëmijët se aty dalin lajme me gjysmë të vërteta.

Realiteti i jetës së përditshme ka probleme. Ja u thashë që në Shqipëri punonin 1 milionë vetë sot punonojnë 1 milionë e 327 mijë vetë. Mbi të gjitha kini parasysh se këtu nuk ju mban njëri me strehim kur punoni në turizëm, plus taksat e keni të larta. Në këto vite praktikisht kemi ndërtuar nga e para dhe kemi mbështur për efiçencën e energjisë 65 mijë shtëpi. Kemi planifikuar 300 milionë euro për strehimin dhe kemi planifkuar të mbështesim emigrantët dhe në këtë mënyrë ne besojmë se do krijojmë mundësi dhe për çiftet e reja," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll