Aktualitet

Vrasja e Stiven Toshkesit, Gjykata e Tiranës dënon me 18 vite burg autorin Axel Hoxhaj

Gjykata ka shpallur fajtor për moskallëzim krimi mikun e Hoxhajt, Ensi Maze. Ai ishte i pranishëm gjatë konfliktit. 

30 Mars 2025, 19:42 Nga N.F
Vrasja e Stiven Toshkesit, Gjykata e Tiranës dënon me 18 vite burg
Axel Hoxhaj

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 18 vite burg Axel Hoxhaj. I riu është dënuar pasi ai në prill të vitit 2023 vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Stiven Toshkesi. Ngjarja e rëndë u regjistrua pas një konflikti fizik në Tiranë  si pasojë e një ngacmimi ndaj një vajze.

Gjykata ka shpallur fajtor për moskallëzim krimi mikun e Hoxhajt, Ensi Maze. Ai ishte i pranishëm gjatë konfliktit. Sipas vendimit të gjykatës, përplasja mes dy të rinjve, pavarësisht motiveve të dobëta, kishte përfshirë grupet e tyre shoqërore në një përpjekje për të gjetur informacion dhe vendndodhjen e njëri-tjetrit. 

 

axel hoxhaj

Sondazh

Poll