Aktualitet

Djegia e lokalit në bregdetin e Darëzezës, shkrumbohen 120 shezlongë dhe 60 çadra, zjarri dyshohet se ka qenë aksidental

Lokali raportohet se është i ndërtuar me dru dhe është djegur totalisht brenda disa minutash pavarësisht ndërhyrjes.

30 Mars 2025, 20:42 Nga N.F
Djegia e lokalit në bregdetin e Darëzezës, shkrumbohen 120
Zjarri

FIER- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zjarrin e rënë në një lokal sezonal i quajtur bar "Delfini” në bregdetin e Darëzezës në Fier. Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 17:30 të ditës së sotme. Zjarri është pikasur fillimisht nga banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakeve.

Lokali raportohet se është i ndërtuar me dru dhe është djegur totalisht brenda disa minutash pavarësisht ndërhyrjes. Lokali funksiononte prej 5 vitesh gjatë muajve të verës, ndërkohë që dëmi i përllogaritur arrin në 30 milionë lekë të vjetra. Raportohet se janë djegur të gjitha paisjet që ndodheshin brenda ambienteve, 120 shezlongë dhe 60 cadra.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental pasi sipas banorëve pranë lokalit ka patur vizitorë të cilët kanë kosumuar birra dhe cigare. Në lokalin e mbyllur që nga përfundimi i sezonit, energjia elektrike ishte e ndërprerë. Pritet verifikimi nga ana e grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

zjarr ne fier

Sondazh

Poll