Politike

“Do të uleni në çdo tryezë të Europës si shqiponja”, Rama me emigrantët në Athinë: Shqiptarët nuk duhet të gabojnë, dera e hapur nuk do të jetë aty e hapur gjithmonë

Rama u shpreh se shqiptarët nuk duhet të gabojnë në zgjedhjet e 11 majit dhe të votojnë Partinë Socialiste për të realizuar objektivin e anëtarësimit në BE deri në vitin 2027. 

30 Mars 2025, 17:34 Nga N.F
“Do të uleni në çdo tryezë të Europës si
Rama

ATHINË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me emigrantët e diasporës në Athië ka folur në lidhje me rëndësinë e votës së tyre për rrugëtimin e mbetur për tu anëtarësuar në BE. Rama u shpreh se shqiptarët nuk duhet të gabojnë në zgjedhjet e 11 majit dhe të votojnë Partinë Socialiste për të realizuar objektivin e anëtarësimit në BE deri në vitin 2027. 

Ai ka theksuar se dera e BE-së nuk do të jetë e hapur gjithmonë dhe se këtë hap të rëndësishëm nuk mund të bëjë çdo kush. Rama theksoi se në tryezën evropiane do të ulemi si shqiponja.

"Sot ju i duheni vendit më 11 maj për të realizuar atë që është detyrimi i fundit që çdo prind në të gjithë botën jashtë kufijve të Shqipërisë i ka fëmijëve të vet, që t’u japë pasaportën europiane dhe t’u thotë mësoje gjuhën greke, kulturën, mësoi të gjitha gjuhët e Europës, por nuk ke nevojë të ndryshosh atë që je dhe që e ke të shkruar në pasaportën tënde që je shqiptar. Duke u bashkuar me Edi Ramën dhe PS ke mundësi të shkon në çdo vend të Europës dhe të respektohesh si Europian mes europianëve.

Greqia është vendi që keni punuar, por nuk ka nevojë që Shqiponjën ta ndërroni, apo ta harroni. Me pasaportën Europiane të shqiptarëve, ju do të uleni në çdo tryezë të Europës si Shqiponja. Në të gjitha tryezat ku mblidhet Europa, përfaqësuesit e shteteve janë poshtë, ashtu do të jetë përfaqësuesi i shqipes dhe do të flasë shqip dhe të gjithë të tjerët vënë kufjet për të dëgjuar se çfarë thotë shqiptari. Shqiptarët nuk duhet të gabojnë, nuk duhet të mendojnë se dera e hapur do të jetë aty e hapur gjithmonë. Përballë këtij treni të historisë që ka ndaluar, nuk duhet të mendojnë se këtë gjë mund ta bëjë çdokush," tha Rama.

rama

Sondazh

Poll