Politike

VIDEO/ Rama i fushatës elektorale del kundër Kryeministrit: Pensionet mund të rriten!

Rama në tetor 2024 shprehej se problemi i pensioneve nuk zgjidhet me dëshirën e mirë ose me idenë që tua rrisin pensionet të moshuarve dhe më pas të shkojnë të gjithë në humnerë. Por mesa duket kjo humnerë të cilën e përmendte kryeministri para disa muajsh është zhdukur pasi në premtimet e tij për Shqipërinë 2030 premton 400 euro pensione.

30 Mars 2025, 17:04 Nga N.F
VIDEO/ Rama i fushatës elektorale del kundër Kryeministrit: Pensionet
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në premtimet e tij elektorale për zgjedhjet e 11 majit ka premtuar se do të rrisë pensionet deri në 400 euro. Me këto premtime Rama i fushatës elektorale ka vendosur ti dalë kundër Kryeministrit i cili pak muaj më parë, në tetor 2024 shpjegonte se vendi është në një gropë të madhe dhe se për të rritur pensionet duket të mendohet më gjatë. 

Rama në tetor 2024 shprehej se problemi i pensioneve nuk zgjidhet me dëshirën e mirë ose me idenë që tua rrisin pensionet të moshuarve dhe më pas të shkojnë të gjithë në humnerë. Por mesa duket kjo humnerë të cilën e përmendte kryeministri para disa muajsh është zhdukur pasi në premtimet e tij për Shqipërinë 2030 premton 400 euro pensione. Këto deklarata të bëra në pak muaj bien në kontradiktë dhe ngrënë pikëpytje në vërtetësinë e këtyre premtimeve.

 

Edhe gazetarja Ambrozia Meta ka nxjerrë në pah këtë premtim të Ramës ndërsa shkruan se kryeministri është një gënjeshtar patologjik i rëndomtë.

"Për të kuptuar çfarë gënjeshtari patologjik i rëndomtë është Kryeministri, mjafton të kujtojmë që disa muaj më parë, nisi një tur me pensionistët për t’ju shpjeguar pse nuk i rrit pensionet. Rama deklaronte se një rritje e pensioneve do e çonte vendin në një gropë më e madhe se ajo e piramidave, ndërsa dje premtoi rritjen e pensionit minimal në 200 euro dhe pension 400 euro, për ata që kanë paguar sigurime të plota," shkruan gazetarja.

 

 

 

edi rama pensione

Sondazh

Poll