28 Mars 2025, 17:47
Nga M.B
Foto nga takimi
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot edhe një takim me shtabin elektoral të PS-së në Elbasan. Gjatë takimit Rama iu referua përsëri deputetit demokrat Dash Sula, duke pyetur shtabin se “çfarë thotë Dash Sula”.
“E, sa foli ai e kullufiti bufi”, tha Rama.
Duke iu kthyer garës në Elbasan, Rama u shprehur se PD as 5 deputetë nuk i merr dot në Elbasan, pasi Berisha sipas tij e ka mendjen se si të mos njohë rezultatin më 12 maj, duke futur në lista të besuarit, sesa të fitojë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Puna është kur ngatërrohen fushat, se nëse ai do ta çojë në Karavasta, gati jemi ta ndihmojmë, ta çojë fushave, te këneta e vërtetë. Bufi në Tiranë ngeli duke ngrënë demokratët, gjej e ha, gjej e ha. Dash Sula i shkretë sa doli, e kullufiti, i ikën puplat. Por me të vërtetë është budallik, se po të më pyesje mua, nga të gjithë ata për në Elbasan, ai ishte më i forti. E mori bufi dhe klluf! Ata e hëngrën se u shfaqën, ndaj. Ata të Primareve, i hoqi të gjithë ai se u shfaqën... Luli mundohet, por s’bëhet... nuk bëhet edhe pse mundohet!
Ata edhe po kapën 5-ën, mirë, po vështirë do jetë. Me çfarë po shoh unë, edhe 5-ën vështirë e kanë. Me gjelin mund ta kapnin pesën ata. Se ai gjel, gjel mo. Unë s’e dija që ishte edhe në Primare ai, madje edhe se e kishin futur në listë të hapur, por atë nuk e paskan vënë fare. Unë s’e dija këtë. Lista e mbyllur e PD është listë humbëse. Bufi e di që e ka të sigurt humbjen dhe më 12 maj do dalë të thotë i vodhi, mafia ndërkombëtare, Sorosi, etj.
edi rama
Politike
28 Mars 2025, 17:25
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Bleon Hasani shpreson se zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri do të shënojnë fillimin e fundit të s...
Politike
28 Mars 2025, 17:00
M.B
Edi Rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama prezantoi në Elbasan kandidatët për zgjedhjet e 11 majit. Rama e shoqëroi fjalën e tij n&e...
Politike
28 Mars 2025, 16:55
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur të premten se kundërshton propozimin për rritjen e ç...
Politike
28 Mars 2025, 16:45
E. D
Floriana Garo
TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë e kryeministri Edi Rama për blerjen dhe përdorimin e teknologjisë...
Politike
28 Mars 2025, 16:34
r.ll
pamje nga videoja
KOSOVË- Avokati Tomë Gashi ka publikuar një video në rrjetet e tij sociale, ku shihet ish-presidenti i Kosovës, ...
Politike
28 Mars 2025, 16:24
M.B
Edi Rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama prezantoi në Elbasan kandidatët për zgjedhjet e 11 majit. Rama iu drejtua të rinjve duke u...
Politike
28 Mars 2025, 16:12
B.Z
Arben Malaj
TIRANË - Ish-ministri i Financave dhe ish-anëtari i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka folur mbi zhvillimet më të fun...
Politike
28 Mars 2025, 16:13
M.B
Edi Rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama prezantoi në Elbasan kandidatët për zgjedhjet e 11 majit. Rama nuk la sërish pa ironizuar ...
Politike
28 Mars 2025, 16:09
B.Z
Edi Rama
ELBASAN - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Elbasan ku po prezantohen kandidatët në zgjedhjet e 11...
Politike
28 Mars 2025, 16:03
Esmeralda Topi & Jona Plumbi
Foto ilustruese
TIRANË - Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, institucionet shtetërore kanë zbarkuar në terre...