28 Mars 2025, 16:03
Nga Esmeralda Topi & Jona Plumbi
Foto ilustruese
TIRANË - Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, institucionet shtetërore kanë zbarkuar në terren me 3285 aktivitete të ndryshme nga veriu në jug i vendit. E thënë ndryshe, 44 aktivitete çdo ditë.
Të dhënat e përpunuara nga Faktoje, tregojnë se nga totali i aktiviteteve administrata publike ka raportuar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve 795 inspektime. Kjo nënkupton se nga 11 janari e deri më 27 mars janë bërë mesatarisht 10 inspektime në ditë. Fokusi kryesor janë kantieret e ndërtimit në vepra infrastrukturore.
Nga të dhënat, ajo që bie në sy nuk është thjesht numri i lartë i inspektimeve, por mënyra se si ato janë shpërndarë. Dy bashki të vogla si Roskoveci dhe Maliqi, rezultojnë të jenë “në epiqendër” të shtetit.
Në letër, inspektimet janë pjesë e punës normale të administratës. Por kur ato shfaqen në mënyrë disproporcionale në disa bashki specifike në prag zgjedhjesh, është e natyrshme të lindin dyshime.
Inspektime të përditshme në Roskovec
Roskoveci, një qytezë me vetëm 16,332 banorë, ka regjistruar 221 aktivitete gjithsej. Nga këto, 86 janë inspektime, që do të thotë se qytetarët kanë parë nga një deri në dy inspektime çdo ditë. Pjesa më e madhe e inspektimeve në Roskovec kanë pasur në fokus mjedisin dhe infrastrukturën.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia Socialiste siguroi 6,276 vota në Roskovec kundrejt 4,944 votave të Partisë Demokratike. Në rang qarku, në Fier socialistët siguruan 9 mandate, kundrejt 6 mandateve të PD-së dhe 1 për LSI-në.
Po ashtu, në zgjedhjet e fundit vendore në Bashkinë e Roskovecit diferenca e votave mes PS dhe PD ishte e ngushtë.
Me këtë sfond politik, ekspertët argumentojnë se prania e theksuar shtetërore në Roskovec tregon se është zonë ku vota është strategjike.
“Është e qartë që në Fier ideja është për të marrë mandatin e Partisë së Lirisë (dikur LSI) sepse kjo forcë politike është shumë dobët kudo në këto zgjedhje dhe mandatet e saj janë në ajër”, arsyeton Neritan Sejamini ekspert i politikave publike dhe njohës shumë i mirë i politikbërjes.
Fluks inspektimesh edhe në Maliq
Një tjetër bashki me një fluks të madh inspektimesh është Maliqi, një zonë me 31 mijë banorë sipas Censit 2023.
Në 75 ditë, aty janë zhvilluar 139 aktivitete nga institucionet shtetërore, ku 107 kanë qenë inspektime—një mesatare prej 1.4 inspektimesh në ditë. Natyra e inspektimeve ka qënë me fokus infrastrukturën dhe zhvillimin urban.
Kjo vëmendje e shtuar e shtetit për Maliqin pak javë para zgjedhjeve nuk është rastësore. Rezultati i ngushtë në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun e Korçës e bën këtë zonë të rëndësishme për socialistët- shpjegojnë ekspertët.
“Edhe në Maliq rezultati ishte i ngushtë mes PS dhe PD dhe LSI-së”, thotë Neritan Sejamini.
Në zgjedhjet e fundit vendore, Partia Socialiste mori 12,049 vota në Maliq, ndërsa PD dhe LSI 10,467. Edhe në nivel qarku, Korça regjistroi rezultat të ngushtë. Në zgjedhjet e vitit 2021, Korça ndau 6 mandate për PS-në dhe 5 për PD-në.
Ndërkohë që fushata zgjedhore intensifikohet, ekspertët thonë se inspektimet do të vazhdojnë me ritëm të lartë, teksa mbetet për tu parë nëse do të kemi një shpërndarje më të balancuar të tyre në mbarë vendin.
Prapavijë
Institucionet publike, qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 4 muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve. Sipas një rregulloreje të KQZ-së, raportimi duhet bërë 5 ditë para zhvillimit të aktivitetit dhe KQZ vendos nëse lejohet apo ndalohet zhvillimi i tij.
Në funksion të monitorimit të aktiviteteve, Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet ka miratuar edhe një udhëzim, përmes së cilit detajohen edhe më tej aktivitetet e ndaluara. Në zgjedhjet e fundit vendore të 14 majit, KQZ konstatoi se dhjetra institucione publike dështuan të zbatojnë afatin kohor të përcaktuar me ligj për të raportuar aktivitetet e tyre publike./Faktoje.al
zgjedhje parlamentare 11 maj roskovec-maliq
Politike
28 Mars 2025, 15:49
r.ll
rama, berisha
ELBASAN- Gjatë takimit në Elbasan, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe paraqitjen e kryedemokratit Sali Berisha me statujë...
Politike
28 Mars 2025, 15:45
r.ll
edi rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në Elbasan, kandidatët për deputetë në këtë qark. Rama u shpre...
Politike
28 Mars 2025, 15:45
B.Z
Edi Rama
ELBASAN - Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e kësaj të premte një takim me të rinjtë në Elbasan, ku po prez...
Politike
28 Mars 2025, 15:40
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Kryeministri Edi Rama pranoi atë që e di çdokush që ka informacion jo shumë të lart...
Politike
28 Mars 2025, 15:35
E. D
Dhurata Çupi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka folur për fushatën elektorale të zgjedhjeve t...
Politike
28 Mars 2025, 14:50
r.ll
belind kellici
TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhu...
Politike
28 Mars 2025, 13:59
r.ll
edi rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Elbasan projektin e "Auto Moto Park". Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ky...
Politike
28 Mars 2025, 13:46
r.ll
bedri hamza
KOSOVË- Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) tha se është i gatshëm që të marrë përg...
Politike
28 Mars 2025, 13:43
r.ll
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se shumë shpejt do të caktohet edhe data se kur do të mbahet se...
Politike
28 Mars 2025, 13:32
r.ll
konferenca
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në konferencë se mungesa e ilaçeve në Spitalin Onkologjik &e...